AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Ilir Azemi kthehet së shpejti

0 95

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi ndjen se ka lindur për herë të dytë, pas aksidentit të rëndë që e pësoi me automobil muaj më parë. Futbollisti kosovar e kishte rrezikuar jetën, por shpëtoi mrekullisht edhe pse vetura e tij ishte bërë ‘përshesh’.
Futbollisti i skuadrës gjermane, Greuther Furthit është kthyer të flasë për momentet më të këqija të jetës së tij. “Tani e di që jeta mund të mbarojë nga momenti në moment. Kjo më ka bërë më të pjekur. Tani di të vlerësoj akoma më shumë atë që kam. Ndihem mirë. Kam bërë shumë hapa përpara, bëj çdo ditë pesë orë rehabilitim. Në biçikletë dhe palestër shkon shumë mirë. Mbi të gjitha jam i lumtur që tani jam i ulur këtu”, ka thënë sulmuesi shtatlartë.

“Jam çdo ditë mirënjohës që jetoj akoma”, shtoi Azemi, i cili nuk e di ende se kur do të kthehet në fushën e blertë. “Fatkeqësisht nuk mund ta them se kur do luaj sërish. Tani janë të gjithë të bindur që do kthehem shumë shpejt. Por, duhet të presim. Është në duart e Zotit”, përfundoi Azemi.

Ai ishte pjesë e Kosovës në miqësoren e parë kundër Haitit (0:0) dhe pati lënë mbresa të mëdha. Ilir Azemi është 22-vjeçar dhe ka prejardhje nga Podujeva. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...