Ilda Bejleri nuk e mohon lidhjen me Shaqirin!? (Foto)
Gazetarja më seksi shqiptare, Ilda Bejleri, ka dështuar që t’i hedhë poshtë spekulimet për një lidhje të saj me yllin e Interit, Xherdan Shaqirin.
Ilda në një prononcim për Panorama nuk ka arritur që të mohojë spekulimet, madje mund të themi se vetëm që i ka forcuar ato.
“Nuk e mohoj, e kam mik. Ai është njeri me vlera të mëdha dhe një futbollist i lindur. Për ato që thuhen në gazeta nuk kam dëshirë që të komentoj”, u shpreh Ilda.
Bejleri dhe Shaqiri janë fotografuar bashkë pak ditë më parë, teksa janë parë duke pirë verë në shoqëri të njëri-tjetrit, çka edhe më shumë shtoi spekulimet për një lidhje të tyre, pas intervistës që kjo realizoi me anësorin fantastik shqiptar. /Telegrafi/