AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Ibra: Riekzekutimi i penaltisë vendim i drejtë (Video)

0 106

Zlatan Ibrahimovic thotë se arbitri mori vendim të drejtë kur ia mundësoi që ta riekzekutojë penaltinë në barazimin (1-1) kundër Lyonit.

Tentativa e parë e sulmuesit të Paris Saint-Germainit u mbrojt nga portieri Anthony Lopes, mirëpo gjyqtari Clement Turpin vendosi për ta ekzekutuar sërish duke thënë se portieri kishte dalë nga vija e tij.

Në përpjekjen e dytë, suedezi u tregua i saktë duke siguruar një pikë për kampionin francez.

“Patëm shumë raste, mirëpo shënuam vetëm një herë. Përsëritja e penaltisë? Nëse i ndjek rregullat, atëherë ka kuptim”.

“Ishte ndeshje e bukur, por u desh të fitonim. Lopes bëri disa pritje, por ne patëm disa raste që është dashur t’i konkretizonim”, u ka thënë Ibra gazetarëve. /Telegrafi/

http://dai.ly/x2gq8af

... (several lines of code) ...