Fëmija nga barku i nënës: Tung mami e babi, gjithçka është në rregull! (Foto)
Ky është momenti i pabesueshëm i një foshnje të palindur kur prindërve të tij u ka dhënë përshëndetje me një “miratim”, gjatë një kontrolle rutinë kur ai ishte vetëm 20-javor.
Paul Schofield, 31, si dhe Cheryl Stevenson, 32, nga Tameside, Manchester, kishin mbetur pa frymë, kur djali i tyre ende i pa lindur ua kishte bërë “me dorë”, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu edhe mjekët në spitalin e Shën Marisë në Manchester u kanë thënë çiftit se ato kurrë më parë nuk kishin parë një shenj të tillë.
Përveç “përshëndetjes” nga bebja e pa lindur, prindërit kishin mësuar se ata do të bëheshin me një djalë. Ata kanë edhe një djalë tjetër 18 muajsh. /Telegrafi/AlbaChat/