AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Fejesa e rrallë në aeroportin e Prishtinës (Video)

0 105

Se kemi shpirt romantik si popull është dëshmuar edhe një herë në një rast në Kosovë. Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës dy të rinj nga Kosova janë fejuar në një ceremoni të rrallë e me plot surpriza.
Çifti i ri nga Shtimja nuk do ta harrojnë kurrë Aeroportin “Adem Jashari”. Për këtë meritat i takojnë Lirimit i cili e ka befasuar të dashurën e tij Violetën.

Ajo kishte vendosur të vinte në Kosovë për festat e fundvitit dhe me të arritur në Kosovë e “pa” veten të fejuar. Lirimi kishte përgatitur ceremoninë e fejesës në aeroport, gjersa pa i bërë dy fjalë ia vuri unazën në gisht të fejuarës së tij.

Se a do të jetë gjesti i Lirimit shembull për të tjerët, mbetet të shihet, ndërsa Violeta duhet të jetë shembull për femrat e tjera që befasi e surpriza të tilla gjithmonë duhet të pranohen.

... (several lines of code) ...