AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Eksodi ndryshe: Infermierët dhe mjekët po ikin nga Kosova

0 70

Po vazhdon trendi i ikjes së qytetarëve nga Kosova. Së fundmi, nga Klinika Emergjente e QKUK-së janë larguar 10 punëtorë, raporton KTV. Shumë të tjerë po kryejnë kurse të gjuhëve të huaja, për t’u larguar së shpejti drejt vendeve të BE-së.

Jeta e pacientëve nuk varet vetëm nga fati, por edhe nga gjindshmëria e punëtorëve shëndetësorë të Klinikës Emergjente. Punën e tyre nuk mund ta kryejnë as infermierët e klinikave të tjera, pa pasur trajnim shtesë.

Drejtues të Klinikës kanë bërë kërkesë për plotësim të kuadrit, por drejtoria e SHSKUK-së thotë se nuk ka buxhet për këtë kërkesë.

Pasi kërkesat i janë refuzuar nga institucioni ku punon, është aplikuar në katër kompani të ndryshme, duke kërkuar grante për të përfituar nga katër infermierë, pagën e të cilëve do ta mbulojnë kompanitë, përcjell koha.net. I gjithë projekti kap shifrën e rreth 6670 euro, ku rroga bazë do të jetë afër 300 euro, ndërsa pagesën e kujdestarive e ka obligim ta mbulojë SHSKUK-ja për periudhë gjashtëmujore.

... (several lines of code) ...