AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Edhe një dëshmi e ikjeve nga Kosova: Deri në 900 kërkesa në ditë në ofiqarinë e Ferizajt

0 106

Muaji dhjetor ka shënuar numrin rekord të kërkesave në shërbimin e ofiqarisë që vepron në kuadër të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme të Ferizajt. Zyrtarët e këtij dikasteri kanë bërë të ditur se brenda ditës adresohen deri në 900 kërkesa për pajisje me dokumentacion personal. Këtë rritje ata e ndërlidhin me lëvizjet e fundit të ferizajasve qytetarëve drejtë Perëndimit.
I pari i kësaj drejtorie, Naim Ferati, thotë për Kosovapress se ajo që bie në sy është numri i lartë i lidhjeve martesore, sidomos me elementin e huaj. Ferati shpjegon se gjatë këtij viti ka pasur 1024 kërkesa për lidhje kurore, ndërsa prej tyre janë 297 kërkesa të lidhjes së kurorës me elementin e huaj.

“Kemi 83 lidhje martesore ku bashkëshorti është i huaj dhe 214 lidhje martesore ku bashkëshortja është e huaj”, thotë Ferati. /KP/

... (several lines of code) ...