AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Disa këshilla për të qenë të lumtur

0 71

Ndonëse ka një sërë arsyesh për të qenë të lumtur, në përgjithësi njerëzit janë të trishtuar dhe të pakënaqur.

Të gjithë e kërkojnë lumturinë e vërtetë. Ndonëse ka një sërë arsyesh për të qenë të lumtur, në përgjithësi njerëzit janë të trishtuar dhe të pakënaqur. Kjo ndodh sepse ne zakonisht presim që lumturia të na vijë nga jashtë dhe harrojmë se na takon ne ta bëjmë jetën tonë të lumtur.

Ajo çfarë duhet bërë është të mbajmë mend se ne jemi krijuar për të qenë të lumtur dhe duhet të përpiqemi të kultivojmë lumturinë e vërtetë në zemrat tona. Ja disa hapa të rëndësishëm për t’u ndjekur:

1- Mos u shqetësoni, jini të lumtur
Thjesht relaksohuni dhe përpiquni të mos shqetësoheni aq shumë, sepse kjo nuk do të ndihmojë askënd. jeta është e shkurtër, nuk ka kohë për shqetësime të panevojshme. Jeta është e bukur, ju duhet t’i gëzoheni mrekullisë së jetës në vend që të shqetësoheni për gjërat e vogla dhe të parëndësishme. Lejojeni veten të jini të lumtur!

2- Ushqeni shoqërinë e vërtetë
Mos harroni miqtë tuaj. Shoqëria e vërtetë ju jep shumë lumturi. Përpiquni të përmirësoni marrëdhëniet tuaja me të tjerët dhe do të jeni një njeri i lumtur.

3- Dashuroni, dashuroni, dashuroni
Nuk ka lumturi pa dashuri. Mos e harroni asnjëherë këtë! Ofrojini një zemër të ngrohtë atyre që keni përreth, pa pritur që të merrni diçka mbrapa.

4- Falni dhe bëni përpara
Nuk ka lumturi pa falje. Kjo është e sigurt. Ndaj, falini ata që ju kanë lënduar dhe ecni përpara.

5- Bëjini të tjerët të lumtur
Kjo ju sjell shumë lumturi. Mos harroni të bëni dikë të buzëqesh çdo ditë.

6- Kultivoni mirënjohjen
I jini mirënjohës çdokujt për çdo gjë. Thoni “Faleminderit” sa më shpesh të mundeni. Jini mirënjohës ndaj Zotit për çdo ditë të re, familjes suaj që janë pranë jush, miqve për dashurinë e tyre dhe ndaj çdo mrekullie që ju ndodh çdo ditë. Kultivoni mirënjohjen dhe do të jeni një njeri i lumtur.

7- Paraja nuk sjell lumturi
Mendoni se duke punuar shumë ditë e natë për më shumë para do t’ju bëjë të lumtur? Kjo nuk është e vërtetë. Paratë nuk ju sjellin lumturinë. Të neglizhoni jetën tuaj personale për të fituar para më shumë me siguri nuk do t’ju bëjë të lumtur.

8- Angazhohuni në aktivitete domethënëse
Në vend që të punoni aq shumë, përpiquni të angazhoheni në aktivitete vullnetare që kanë rëndësi për ju.

9- Mos harroni pasionet dhe talentet
Keni qenë këngëtar i mirë në shkollë? Një piktor i talentuar? Keni shkruar poezi disa vite më parë? Nëse doni të jeni të lumtur, mos harroni gjërat që pëlqeni dhe talentet që keni, shkruan Anabel. Ato ju janë dhënë dhuratë për një arsye dhe duhet të bëni diçka me to. Kjo do t’ju bëjë shumë të lumtur.

10- Mos harroni fëmijën brenda jush
Ndonëse nuk jeni më fëmijë dhe keni përgjegjësi e gjëra të rëndësishme për të bërë çdo ditë, mos harroni pafajësinë dhe kënaqësitë e fëmijërisë. Lejojeni vetën të jeni fëmijë herë pas here dhe do të shihni se edhe gjërat e vogla dhe në pamje të parë të parëndësishme do të jenë një arsye më shumë për të qenë të lumtur. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...