AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Botë: Trump premton masa sigurie shtesë

0 67

Presidenti Donald Trump premtoi të premten se do të ndërmarrë shumë shpejt veprime për të mbrojtur SHBA dhe qytetarët e tyre. Ai i bëri komentet një ditë pasi një gjykatë federale apeli e la pezull zbatimin e urdhrit të tij ekzekutiv për ndalimin e udhëtimeve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Presidenti Trump nuk bëri të ditur se çfarë hapa të tjera planifikon të ndërmarrë për të kontrolluar hyrjet në SHBA të njerëzve nga vendet që ai i shikon si kërcënime të mundshme terroriste.

“Ne do të marrim masa që do të vazhdojnë ta bëjnë vendin tonë të sigurt,” premtoi Trump në një konferencë shtypi me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

“Kjo do të ndodhë shpejt. Ne nuk do të lejojmë në vendin tonë njerëz të cilët përpiqen t’i bëjnë keq popullit tonë,” tha ai.

Trump shtoi se ende shpreson të dalë fitues në sfidën ligjore lidhur me urdhrin e tij ekzekutiv për ndalimin e udhëtimeve, pavarësisht nga vendimi i një gjykate federale apeli të enjten për të mos lejuar kthimin në fuqi të urdhrit.

“Nuk kam asnjë dyshim se në fund ne do të fitojmë në këtë çështje”, tha ai, transmeton Voa.

Trump theksoi se votuesit e zgjodhën për ta mbajtur vendin të sigurt.

“Prandaj, – tha ai, – ne do të bëjmë diçka shumë shpejt, që ka lidhje me masa sigurie shtesë për vendin tonë. Këtë ju do ta shihni gjatë javës tjetër.”

Trump tha se kishte mësuar gjëra të jashtëzakonshme që “mund të mësohen vetëm nëse je në pozitën e presidentit.” “Ekzistojnë kërcënime të jashtëzakonshme për vendin tonë. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Mund t’ju them se nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë,” tha Trump.

... (several lines of code) ...