AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Botë: Angli, sekuestrohen 360 kg kokainë

0 93

Plot 360 kilogramë kokaine është sekuestrua nga policia në dy plazhe në Angli. Mediat britanike bëjnë të ditur se droga kapet vlerën e 50 milionë paund.

Autoritetet britanike thonë se po punojnë dhe hetojnë për të përcaktuar se nga e ka prejardhjen droga, i cili ishte e fshehur në disa çanta.

“Kjo është pa dyshim një sasi domethënëse e sekuestruar e drogës së klasit A dhe humbja e saj përfaqëson një goditje të madhe për grupin e organizuar kriminal që qëndron pas saj” tha hetuesi Matthew Rivers.

Vitin e kaluar në Britani u kapën dy trafikantë turq me një sasi prej 3.2 tonë kokaine në detin e veriut pas një operacion ndërkombëtar. Droga në atë kohë kapte vlerën 500 milion paund dhe besohet se ka qenë ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë ne Europë.

... (several lines of code) ...