AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Blero, 1.5 milionë klikime për një javë

0 107

Videoklipi më i ri i Bleros është në rrugë për të prekur një milionë e gjysmë klikime vetëm një javë pasi është lansuar.

Kënga e titulluar “5” u lansua me videoklip të dielën e kaluar, 15 shkurt, dhe një javë më pas ajo është gati të arrijë 1.5 milionë klikime.

“5” duket se do të ecë edhe më tej me klikime dhe shpejt do të kalojë këngën e parafundit të Bleros, “N.U.N”, që u lansua tre muaj më parë dhe që tash ka rreth 5.5 milionë klikime.

Kujtojmë se të dyja këto këngë të Bleros janë balada, një stil tjetër që po kultivon këngëtari së fundmi. /Telegrafi/AlbaChat/

... (several lines of code) ...