AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

“BILD” e shpall shqiptarin si fitues të vitit!

0 112

Gazeta e famshme “BILD” e ka vlerësuar shqiptarin, Shkodran Mustafi, si futbollistin gjerman që ka përparuar më së shumti këtë vit.
Sipas BILD, Mustafi është futbollisti që është ngritur më së shumti në 2014, transmeton Telegrafi.

“Zhvillimi i Shkodran Mustafit është senzacional. Në emërimin e tij në shkurt të këtij viti, pak kush e njihte atë. Por Kampionati Botëror tregoi se bëhet fjalë për një lojtar të talentuar. Pas Botërorit atëbotë mbrojtësi i Sampdorias u bë cak i shumë skuadrave të njohura.
Kalimi te Valencia ishte shumë i suksesshëm pasi Mustafi ka arritur të bindë të gjithë me aftësitë e tij duke shënuar edhe tre gola. Valencia ka mbrojtjen e dytë më të mirë në kampionat dhe po lufton për garat evropiane, falë Mustafit”, shkruan në analizën e saj, BILD.

Fitues i madh i vitit është vlerësuar edhe portieri Manuel Neuer, ndërsa lojtari që a zhgënjyer këtë vit është Kevin Grosskreutz i Borussia Dortmundit. /Telelgrafi/

... (several lines of code) ...