AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Beqiri i bindur se LDK-ja do ta kthejë udhëheqjen në Prishtinë, s’përmend kandidat

0 74

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se është i bindur se do ta kthejmë qeverisjen e LDK-së në Prishtinë, pasi qytetarët e kanë kuptuar se udhëheqja aktuale në Prishtinë është e dështuar.

Beqiri në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se është i bindur që qeverisjes aktuale nuk do t’i vazhdon mandati nga qytetarët, pasi gjatë kësaj kohe kishte vetëm stagnim.

“Normalisht që tash ndër synimet në mos synimin kryesor e kemi ta kthejmë Prishtinën, ta kthejmë qeverisjen e LDK-së, dhe unë jam i bindur që kjo do të ndodhë. Unë jam i bindur, po e përsërisë që kjo do të ndodhë për shumë arsye, mbi të gjitha arsyeja e parë është që pushteti aktual në Prishtinë gjatë tri viteve vetëm stagnim, nuk është që po e them vetëm unë, po e thotë edhe shumëkush, e thonë edhe qytetarë, sepse çdo pushtet duhet me u mbajt mend për diçka, për një punë të mirë, një punë së paku, për një projekt të rëndësishëm dhe jam i bindur që qytetarët e Prishtinës e kanë vërtetuar një gjë që kjo udhëheqje aktuale është udhëheqje e dështuar dhe unë jam i bindur që nuk ka do t’i vazhdojë. Zgjedhjet e ardhshme që i kemi në fund të këtij viti, Prishtina do t’i kthehet qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Beqiri.

Ai tha se udhëheqja aktuale e Prishtinës është shndërruar veç në organ të prokurorisë dhe se të vetmen gjë që e bënë është që të ankohen, e për këtë ai thotë se Shpend Ahmeti nuk është zgjedhur kryetarë, por të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kjo komunë aktualisht, kjo udhëheqje është shndërruar veç në organ të prokurorisë, të vetmen gjë që e kanë është më u ankua. Qytetarët nuk i kanë zgjedhë me u ankua, qytetarët i kanë zgjedh me i zgjidh problemet dhe ata nëse kanë fituar, e dihet se qysh kanë fituar me përkrahjen e PDK-së, krejt dynjaja këtë punë e dinë si është bërë kryetar z.Ahmeti, është kryetar kurrkush nuk e mohon këtë, por nuk është zgjedh për me u ankua, por është zgjedhur për t’i zgjidh problemet. A po e bënë këtë, jo, ju e dini të gjithë, ai me të gjitha merret vetëm me Prishtinën dhe hallet e qytetarëve nuk merret. Kryetari i komunës dhe komuna është edhe me ligj për qeverisje lokale i obliguar me u përkujdes për punën, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, këtë rast Prishtinës”, tha Beqiri.

Sipas Beqirit, gjatë qeverisjes aktuale në Prishtinë, nuk është ndërtuar asnjë shkollë apo objekt shëndetësorë. Po ashtu, ai thotë se tri objektet për banim social në Hajvali kanë qenë të përfunduara në mandatin e Isa Mustafës dhe vetëm tani kanë filluar që t’i sistemojnë familjet.

“Puna e jashtëzakonshme që është bërë nga LDK-ja edhe në mandatin e z.Mustafa, kryeministrit aktual, janë punë që shihen, janë projekte që shihen dhe ato duhet me i pa, cilat janë ato projekte arsimore, shëndetësore, në infrastrukturë, në projekte të mëdha që janë bërë në Prishtinë. Aktualisht duhet të ma thoni vetëm një projekt, cila shkollë është ndërtuar, cili objekt shëndetësor është ndërtuar, asnjë, asnjë i vetmi nuk është ndërtuar. Çerdhet partner publik-privat që thuhet, asnjë çerdhe nuk e kanë ndërtuar, tri objektet për banim social në Hajvali që tri vjet kanë qenë të gatshme, në mandatin e z.Mustafa është kryer, tash ia ka nisë këtë vit kishe po dëshirojmë me i sistemua ato familje, pse i kanë lënë që tri vite njerëzit me ndejt se ato janë bërë për ta”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, por që ai thotë se nuk kanë nevojë të nguten por as të vonohen. Beqiri tha se në kohën e duhur kjo parti do të dalë me kandidatin e saj.

“Jo, nuk kemi vendosur, është rregull që ne në çdo komunë, çdo degë bën propozime pastaj është kryesia qendrore që merr vendime. Normalisht, po të ketë nevojë edhe Këshilli i Përgjithshëm. Ju pyetet edhe për Prishtinën, janë 5 degë të Prishtinës dhe degët tjera me kohë besoj që edhe nuk kemi arsye me u vonua por as me u ngut, nëse mund të thuhet kësisoj, por në kohën e nevojshme sigurisht do të dalin kandidatët, ne kemi kandidatë flas si LDK, mendoj të përgatitur dhe normalisht intenca jonë është që t’i fitojmë shumicën e komunave. Sepse duhet të jem korrekt nuk mund të them të gjitha komunat sepse nuk mund të ndodhë dhe ndoshta për shëndetin e demokracisë nuk është mirë të gjitha komunat me i fitu edhe në rrethanat e pluralizmit politik nuk ka shansë të ndodhë tek asnjë parti politike, por është synim i yni sa më shumë komuna të fitojmë”, t ha ai.

I pyetur se a do të jetë ai kandidat për kryetarë të Prishtinës, ai nuk e ka pohuar por as mohuar, duke thënë se për këtë vendosin të gjitha degët e komunës dhe pastaj do të dilet me kandidat.

... (several lines of code) ...