AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Bamieh, padi për Meuccin

0 94

Ajo është shfaqur raciste kur ka thënë se italianët shqiptarë janë të korruptuar. Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, nuk u ndal me kaq në akuzat për prokuroren e suspenduar të misionit, Maria Bamieh. “Unë nuk jam ofenduar si italian, por deklaratat e saj janë raciste”, ka thënë ai.

Këto deklarata të tij, të dhëna në Info Magazinës të së hënës në Klan Kosova, e kanë prekur britaniken Bamieh, që pak muaj më parë shpërtheu duke dhënë sinjale për një skandal të brendshëm korruptiv brenda misionit evropian.

Burime të sigurta të Klan Kosovës bëjnë të ditur se ajo do ta padis Meuccin. Këtë e konfirmon edhe dokumenti që e ka siguruar televizioni nga persona të cilët kujdesen për mbrojtjen ligjore të prokurores.

Për këtë çështje Klan Kosova ka kontaktuar edhe EULEX-in, por misioni nuk e ka komentuar iniciativën ligjore të ndjekëses gjyqësore britanike.

LEXO PO ASHTU: Meucci: Korrupsioni është bërë mënyrë e jetesës në Kosovë (Video)

Bamieh pati akuzuar disa kolegë të saj prokurorë e gjykatës në mision se janë përfshirë në një skandal korruptiv, në bashkëpunim zyrtarë ligjorë vendorë, për të mbyllur disa raste të gjyqësore në këmbim të parave. Gjatë një paneli debatues në Bruksel, Bamieh citohet nga EU Observer të ketë folur për shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë.

“Ky vend është i korruptuar. Kudo që shikoni nëpër Kosovë ka korrupsion. Nëse sillni zyrtarë të lartë në EULEX nga vende të varfra, apo nga vende që kanë korrupsion gjithëpërfshirës, gjasat janë të mëdha që të përfundojnë duke bashkëpunuar me lokalët. Nuk po them se të gjithë italianët, grekët apo rumunët janë të këqij, por njerëzit në EULEX që vijnë nga vende të ndryshme të Evropës ndoshta nuk janë edhe aq dyshues”, ka thënë ajo.

Këto deklarata ishin vlerësuar si raciste nga Meucci, në Klan kosova. I pari i EULEX-it në këtë intervistë paralajmëroi se misioni ka ngritur një Task-Forcë të brendshme për të hetuar pretendimet e saj. /Klan Kosova/Telegrafi/AlbaChat/

... (several lines of code) ...