AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Babë e bijë partner në shtyllën e vallëzimit

0 122

Për shumë njerëz do mund të dukej shumë e çuditshme madje e sikletshme.

Mirëpo jo për Dave dhe Hazel Roberts, babë e vajzë që ndajnë të njëjtin pasion për vallëzimin në shtyllë, transmeton Klan Kosova.

Ata deri para pak kohe po e ushtronin pasionin e tyre ndaras nga njëri – tjetri.

Mirëpo në momentin kur e kuptuan se të dy e adhurojnë vallëzimin në shtizë, ata vendosën që të bëhen partner.

Roberts shprehen që vallëzimi i ka afruar shumë.

Ata kanë rrëbmbyer çmimin e parë në një kampionat kombëtar, dhe tani kanë vendosur që të jenë në skenë përsëri bashkë.

Edhe pse për shumë njerëz, ky vallëzim aq intim (edhe shumë seksi), nuk duhet të ndahet mes një vajze me babain e saj, atyre kjo gjë nuk i’u intereson fare.

Por Dave, që është babai i pesë fëmijëve, pranon që në fillim i është dukur shumë e çuditshme që të vallëzonte në shtizë bashkë me vajzën e saj, mirëpo tani ai e shikon si gjëjën më të mirë që i ka ndodhur.

“Ne jemi familje, kështu që nuk ishte e vështirë që të afrohemi, sepse në këso lloj vallëzimi ti duhet t’i besosh partnerit tënd, e ne i besojmë njëri – tjetrit”.

“Ne bëjmë shumë ushtrime, por më e rëndësishmja është që kënaqemi shumë së bashku”.

“Nuk më interson se çfarë thojnë njerëzit. Unë jam një 50 vjeçar shumë i aftë dhe kam zbuluar muskuj që nuk e kisha iden që i kisha”, është shprehur Dave.

“Kënaqem shumë teksa performojë me babain tim”.

“Shumë njerëz e shikojnë si shumë të çuditshme, mirëpo nuk është”, është shprehur Hazel.
pole3
pole5
pole4
pole2

... (several lines of code) ...