AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Android 5.1 vjen në muajin shkurt?

0 97

Android Lollipop është ngadalë duke u lëshuar në të gjithë botën, tek shumë lloje të ndryshme të telefonave mobil që bazohen në sistemin operativ Android, ndërsa një raport i ri tani thotë se Google tashmë është bërë gati për ta lëshuar edhe përditësimin më të ri të versionit më të ri të platformës së saj mobile, atë Android 5.1.
Sipas AndroidPIT thuhet se tashmë është konfirmuar se Google është duke e përgatitur verisonin 5.1 për fillimin e vitit të ardhshëm, përkatësisht në fillim të muajit shkurt.

Mirëpo, duke e ditur se Lollipop ende nuk ka arritur në shumicën e pajisjeve mobile në Android, do të ishte pak e çuditshme që Google ta përditësojë platformën e saj mobile kaq herët.

Në mesin e karakteristikave të reja, përfolen edhe ndryshimet dhe plotësimet sikurse Silent Mode që mungon në 5.0, përmirësimet e përgjithshme në stabilitetin e sistemit, menaxhimi më i mirë i RAM, përmirësimi i aplikacioneve që mbyllen, menaxhimi më i mirë i baterisë, përmirësim me Okay Google, njoftimet e reja, dhe shumë detaje tjera që pritet ti sjell versioni 5.1. (Telegrafi)

... (several lines of code) ...