AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Ancelotti: Viti 2014, viti i madrilenëve

0 90

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se viti që po lëmë pas ka qenë qartë viti i madrilenëve.
Ancelotti ka pranuar se fitorja e Ligës së Kampionëve erdhi me motivim të jashtëzakonshem nga brenda klubit.

“Si gjithmonë për Krishtlindje, këto ditë janë të qeta. Wshtë koha kur ne kemi qejf që të jemi përkrah familjeve tona dhe atyre që ne duam. Ka qenë vit fantastik. Me shumë impenjim dhe punë të madhe, ne kemi arritur një gjë shumë me rëndësi.

“Unë isha shumë i lumtur pas fitores së La Decimas, sepse ne kemi bërë punë të madhe. Ne kemi fituar garën më të rëndësishme, që e kanë ëndërruar të gjithë. Unë i jap shumë komplimente ekipit për arritjen. Dua të them se madrilenët duhet të jenë prapa nesh me përkrahjen edhe në vitin në vijim”, u shpreh Ancelotti. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...