AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Ambasada e SHBA në Kosovë përshëndet Marrëveshjen për murin

0 96

Ambasada e SHBA, përmes në kumtese për medie ka përshëndetur marrëveshjen e arritur për rrëzimin në Mitrovicën veriore, transmeton AlbaChat AL.

Në këtë kumtesë thuhet Ambasada e SHBA-ve mirëpret marrëveshjen e 4 shkurtit të arritur mes ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës, dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore Rakiq lidhur me planin urban të reviduar për shndërrimin e Rrugës “Mbreti Pjetër” në zonë për këmbësorë.

Kumtesa thotë se Ambasada përshëndet kuvendin komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri. Marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbush marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës.

Shumë mund të arrihet kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët, përfundon kumtesa.

... (several lines of code) ...