AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Adnan Januzaj lakmon PSG-në

0 84

Adnan Januzaj raportohet se është duke u kërkuar edhe nga gjiganti francez, Paris Saint-Germain.
Anësori shqiptar i Manchester United po anashkalohet nga trajneri i ri i skuadrës, Louis Van Gaal.

Në pamundësi për të fituar kohë loje te Djajtë e Kuq, ai raportohet se do të lejohet të largohet në formë huazimi, me Real Sociedad dhe Everton që u përmendën si destinacione të mundshme së fundmi .

Por për të interesim ka shprehur edhe kampioni i Francës, PSG, raporton Le Parisen, transmeton Telegrafi.

Për një kalim në kryeqytetin francez i interesuar mësohet të jetë edhe vetë lojtari, veçanërisht për faktin se ai do të mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...