Abrashi mund të transferohet në Basel
E ardhmja e Amir Abrashit ende nuk është vendosur.
Futbollisti fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, do të largohet nga skuadra e tij Grasshoppers, pasi në fund të stinorit i skadon kontrata, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ditë më parë gjakovari në një bisedë për Telegrafin konfirmoi emrat e skuadrave të interesuara për të si Bremen, Genoa, Atalanta, Chievo e Torino, ai mund të qëndroj përsëri në kampionatin zviceran.
Sipas medieve helvetike, për shërbimet e 24-vjeçarit interesim të madh ka shprehur ekipi kampionë i Zvicrës, Basel që e kërkon si zëvendësim për të larguarit Serey Die dhe Marcelo Diaz.
Një gjë është e sigurtë, Amiri do të largohet pas pesë vitesh nga Grasshoppers, dhe nuk do të ketë problem të gjejë skuadër, pasi oferta në duar ka me bollëk. /Telegrafi/