AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Abrashi: Demarkacioni e Asociacioni duhet të bëhen

0 89

Ministri i Punës e Mirëqenies Sociale dhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka treguar se në takimin që presidenti Hashim Thaçi e kishte me kryeministrin Isa Mustafa dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli është diskutuar për obligimet ndërkombëtare që ka Kosova.

“Pas telasheve që janë ngritur dhe përfunduar në mënyrë pozitive, si muri, treni e dialogu mbesin dy-tri çështje në mënyrë që të hapim perspektivën evropiane të Kosovës. Demarkacioni hap rrugën për liberalizimin e vizave dhe është një nga parakushtet e formimit të ushtrisë”, tha ai.

Abrashi që ishte i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se është formuar Komisioni Shtetëror për matjen e territorit të Kosovës, e ku ftesë ka pasur edhe opozita.

“Opozita gjen arsye që të refuzojë, por ky Komision është i pavarur dhe ka ekspertë të fushave dhe institucione që kanë peshë. Ne nuk presim kohë të presim opozitën për dëshirat e tyre, ne duhet të kryejmë punët tona. Ky raport i Komisionit do të ndihmojë të gjithë ata që kanë pasur mëdyshje për shënjimin e kufirit”, tha ai.

Ministri Abrashi ka thënë poashtu se edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është poashtu obligim ndërkombëtar që duhet të bëhet sa më shpejt.

“Duhet të reagojmë shpejt, sepse Parlamenti Evropian nuk ka kohë të na pret në pafundësi dhe është shumë problem nëse ne klasa politike dhe Kuvendi shndërrojmë proceset teknike në ato politike”,tha ministri Abrashi.

... (several lines of code) ...