AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

RRITET NUMRI I PËRDORUESVE TË TELEFONISË MOBILE NË KOSOVË

0 150

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e katërtë të vitit 2016 (TM4 – 2016).

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të katërt (TM4-2016) ka arritur në 2,009,848 përkatësisht për 13.0 % më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4-2015). Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM3-2016, numri i përdoruesve ka ngritje 7.2 % (ose 134,300 përdorues më shumë)”, thuhet në raportin e ARKEP-it, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar ngritje të konsiderueshme në krahasim me tremujorin paraprak dhe me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015). Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në TM4 2016 ka arritur në nivelin 110.7%të numrit të popullsisë.

“Numri i linjave aktive të telefonisë fikse edhe në këtë tremujor ka vazhduar trendin rënës. Në këtë periudhë, TM4 2016, është shënuar një ulje e numrit të përdoruesve për 3.58 % krahasuar me tremujorin paraprak përkatësisht një ulje më e ndjeshme prej 12.82 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ngjashëm me numrin e linjave aktive edhe norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të tregoj trend negativ”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

Autor: RTKlive