AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

APPLE PRODHON SENSORË PËR NIVELIN E SHEQERIT NË GJAK PA GJILPËRË

Kompania Apple në fshehtësi po prodhon sensorë, me të cilët do të përcjellë nivelin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të ndihmojë në mjekimin e diabetit, transmeton CNBC.

0 159

Bëhet fjalë për sensorë optikë, prodhimi i të cilëve sipas mendimit të shkencëtarëve konsiderohet si sfida më e vështirë teknike.

Prodhimi i sensorëve është ide e themeluesit dhe ish-drejtorit të Apple Steve Jobs.

Shumë kompani shëndetësore deri më tash kanë provuar të krijojnë një pajisje të tillë me të cilën do të përcillnin nivelin e glukozës në gjak, dhe jo në lëkurën e trupit, por që nuk kishin pasur sukses.

Sipas mediave, Apple tashmë po teston sensorët në qendrat e klinikave në gjithë rajonin Bay Area në San Francisko.

Në këtë projekt do të investohen disa miliarda dollarë, por që do të ishte shpëtim për miliona të prekur nga diabeti.