AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Maqedoni: Në Maqedoni nesër synohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, VMRO-ja hesht

Të hënën pritet që në Kuvend të zgjidhet përbërja e re e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe të vazhdohet seanca konstituive e lënë përgjysmë më 30 dhjetor për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

0 104

VMRO-DPMNE-ja nuk ka dashur as sot të komentojë nëse do ta mbështesë kandidatin e përfolur të shumicës së re parlamentare Talat Xhaferi ose do të propozojë emër të ri.

Në rast obstruksionesh në zgjedhjet e kreut të Kuvendit, rregullorja parashikon që seanca për zgjedhjet e kryetarit të thirret nga 1/3 e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime ose me nismën e 20 deputetëve. Ish kryeministri Nikolla Gruevski këmbëngul në zgjedhje të reja së bashku me ato lokale.

“Zgjedhjet e reja të cilat sado qofshin të pa dëshiruara nga LSDM-ja, nënkuptojnë zgjidhje të sigurt për dalje nga kriza. Ato do të jenë referendum i qytetarëve për të ardhmen e shtetit. Organizimi i tyre nuk do të ketë asnjë harxhim shtesë ose humbje tjetër, pasi që në këto kohë ishin paraparë edhe zgjedhjet lokale”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por nga LSDM-ja thonë se zgjedhjet e fundit treguan vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe se referendumi i vërtetë ndodhi më 11 dhjetor.

“67 deputetë të cilët i përfaqësojnë rreth 700 mijë qytetarë, presin që Kuvendi dhe Gjorge Ivanov të japin përgjegjësi për obligimet e tyre kushtetuese dhe të mundësojnë dhënien e mandatit. Nesër dhe ditëve në vijim presim qasje serioze të institucioneve të cilat duhet që patjetër të respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve dhe të mundësojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re”, thonë nga LSDM-ja.

Nga ana tjetër nuk ka kurrfarë detajesh se kur pritet të publikohet dokumenti të cilin vetë Nikolla Gruevski e paralajmëroi kohë më parë si mënyra e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik. E pyetur nga Alsat, VMRO tha shkurt se për dokumentin do të informoheni në kohë.

Kohë më parë Gruevski tha se ishte çështje ditësh bërja publike e dokumentit.

“Ky dokument nuk favorizon askënd as si parti politike dhe as si bashkësi etnike por ju ofron të gjithë partive që përmes pranimit të tij të dilet nga kriza politike por të ruhet uniteti i vendit dhe të mos shkohet drejt shkatërrimit të vendit tonë të cilën vështirë e kemi fituar”, deklaroi kohë më pare Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit, pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar dështoi në formimin e Qeverisë së re dhe që nga atëherë ka nisur fushatën kundër deklaratës së Përbashkët të partive shqiptare, e cila ishte edhe shkaku kryesor për të cilin presidenti Gjorge Ivanov refuzon të mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për kryeministër të ri të vendit.

... (several lines of code) ...