AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Xhaka synon të përmirësojë lojën e tij në stilin e Xavit e Zidanet

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka synon që lojën e tij të modelojë në stilin e mesfushorëve legjendarë, Xavi dhe Zidane.

0 80

24 vjeçari është i bindur se është ende larg për të qenë produkt i përfunduar, dhe në sezonin e tij debutues në Premier Ligë ka pasur mjaft luhatje të formës, transmeton Koha.net.

Disiplina është problemi kryesor i tij, por Xhaka ka thënë se ai ka nevojë që të përmirësojë aftësitë e tij teknike.

“Si mesfushorë ne kemi një rol shumë të rëndësishëm”, është shprehur ai për Pro Direct, dhe më tutje ka shtuar se, “prekja e parë ka rëndësi të jashtëzakonshme”.

“Me prekjen e parë mund të hapësh lojën, mund të shmangësh dy apo tre lojtarë me prekjen e parë duke krijuar distancë ndaj tyre dhe mund të vazhdosh me lojën tënde. Shembull i mirë është Xavi. Edhe pse ai nuk është më i shpejti, prekja e tij e parë është si e asnjë lojtari tjetër, ashtu si Zidane. Kjo është arsyeja se përse prekja e parë për mesfushorët është shumë e rëndësishme”, ka thënë Xhaka.

Në këtë sezon Xhaka ka zhvilluar 39 paraqitje për klubin dhe Zvicrën në këtë sezon. Ai ka shënuar tre gola, por ka marrë tre kartonë të kuq.

Arsenali kishte paguar për shërbimet e tij rreth 30 milionë funta, duke e bërë atë lojtarin e tretë më të shtrenjtë në histori të klubit.