AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Trajneri i Islandës, Hallgrimsson: Kosova po përmirësohet, barazimi nuk do të ishte befasi

0 64

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimsson, ka folur fjalë të mira për Kosovën para ndeshjes të së premtes.

Në konferencë për shtyp trajneri foli për punën e Albert Bunjakut dhe për ndeshjen.

Ai thotë se e njeh mjaftë mirë Kosovën.

“E njohim mjaftë mirë, ka lojtarë që luajë në liga të forta. I kemi parë ndeshjet, në çdo ndeshje luajnë më mirë dhe më mirë. Në ndeshjen e fundit kundër Turqisë luajtën mirë e mbyllën pjesën e parë 1-0, por u desh të fitohet nga Kosova, ajo pjesë, pasi kishte shumë raste”.

“Me Kroacinë ka pasur shumë raste. Kanë ndryshuar nga ndeshje me Kroacinë. Mendoj që në atë ndeshje Kosova kishte më së shumti raste”, nënvizoi fillimisht Hallgrimsson.

Trajneri e ka komplimentuar punën e Albert Bunjakut.

“Dua ta komplimentoj trajnerin. Ka një ekip të talentuar me lojtarë të ri. Pasi që nuk është me lojtarë në të gjithë kohën dhe ka pak kohë dhe po bën shumë mirë punën”.

“Punë e mirë e tij dhe ne duhet ta komplimentojmë”, tha trajneri për Bunjakun.

I pyetur se nëse Kosova do të arrinte barazim ose fitore, a do të ishte befasi për Islandën, ai u përgjigj se jo.

“Nuk do të isha i befasuar me barazim. Qëllimi ynë të jemi në vendin e parë ose të dytin. Nuk do të befasohesha me një barazim ose fitore të Kosovës. Ne luajmë për çdo ndeshje për fitore, dhe do të jetë një lojë e fortë. E dimë që po përmirësohen. Bunjaku është optimist dhe beson të lojtarët e tij”.

Islanda paraqitet me disa mungesa në ndeshjen me Kosovën, por për trajnerin Hallgrimsson, kjo nuk përbën problem.

“Shpresoj që mos ndikojë për keq. Puna ime është t’i gjej lojtarët më në formë. Unë dua t’i kem të gjithë, por kjo është botë ideale dhe ne nuk jetojmë në të. Kemi lojtarë premtues në këtë ndeshje dhe jemi optimist”, deklaroi trajneri. /Telegrafi/

... (several lines of code) ...