Zlatan Ibrahimoviq me një penalti në minutën e 93-të të takimit siguroi barazimin, pasi në pjesën e parë për Evertonin realizoi Phil Jagielka.
Mourinho pranoi se loja e Unitedit nuk ishte shumë e mirë, por ka insistuar se ekipi i tij do të siguronte tre pikë sikur të kishte teknologjinë për pozitë jashtë loje.
“Performanca nuk ishte shumë e mirë. Shpirti në pjesën e dytë ishte fenomenal, me disa lojtarë që kishin probleme fizike dhe nuk kishin besim”, ka thënë Mourinho për BT Sport.
“Ata luftuan deri në sekondën e fundit dhe me teknologjinë, ne do ta fitonim lojën 2 me 1 sepse nuk ishte ofsajd [goli i Ibrahimoviqit]. Është e vështirë për anësorin. Unë them se kur të vijë teknologji, do të ndihmojë të gjithë, veçanërisht ata”.