AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

GUARDIOLA: NUK ËSHTË KOHA PËR TË FOLUR PËR SANCHEZ

GUARDIOLA: NUK ËSHTË KOHA PËR TË FOLUR PËR SANCHEZ Pep Guardiola thotë se nuk është koha e duhur për të diskutuar thashethemet e blerjeve potenciale të Alexis Sanchez nga Arsenal.

0 89

Raportet në Angli sugjerojnë se City e ka seriozisht blerjen e kilianit në fund të sezonit. Mediat angleze sugjerojnë se Sanchez do të ribashkohet me ish-trajnerin e tij te Barcelona dhe nuk do të rinovojë me Topçinjtë. Kontrata e tij skadon vitin tjetër. Guardiola nuk donte të merrej me spekulimet e mediave, por as nuk e përjashtoi mundësinë e blerjes së 28 vjeçarit, i cili është në listën e lojtarëve më të mirë të sezonit. Image result for alexis sanchez guardiola “Nuk është koha për të folur për këto gjëra. Nuk është koha për të folur rreth lojtarëve që do të qëndrojnë këtu. Kemi shumë punë për të bërë,” shprehet Guardiola. City thuhet se kërkon me çdo kusht të shesë portierin Joe Hart në fund të sezonit, dhe Torino është gati të huazojë për një vit tjetër anglezin nëse nuk ka blerës konkretë. Guardiola shtoi se e ardhmja e Hart dhe të tjerëve do të diskutohet pasi të ketë përfunduar kampionati. “Në fund të sezonit do të flasim. Po i ndjekim të gjithë lojtarët e huazuar.”