Sulmuesi italian është duke u kërkuar nga Arsenali dhe Napoli. Mediat italiane shkruajnë se ‘Topçinjtë’ dhe napolitanët janë duke përgatitur një super-ofertë për Belotin.
Vera që po vjen pritet të jetë e ‘nxehtë’ për Belotin, për të cilin ‘Topçinjtë’ dhe Napoli janë gati t’i investojnë 50 milionë euro.
Beloti ka bërë një super-sezon me Torinon dhe duket se ardhmja e tij do të jetë në një klub shumë më të madh.