AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rregullorja per vizitoret

Rregullat e Network (Rrjetit) Si duhen Vizitort të sjellen

– 1. Parasëgjithash duhet të tregoni respekt ndaj bashkëbiseduesve të tjerë
– në chat. Nëse dikush nuk ju respekton, apo edhe ju injoron ju
– preferojmë që me të tillët të mos diskutoni fare, aq më tepër mos u
– shërbeni me fjalë fyese me të cilat do mund t’i bezdisni edhe
– bashkëbiseduesit e tjerë.

– 2. Kur dëshironi të bisedoni me një përson, të njejtit drejtuhuni direkt.
– Lajmërimet që nuk i adresohen përsonalisht askujt, nuk është e thëne
– doemos të përgjigjen, ndërsa po që se ju doni të ju drejtoheni dikujtë,
– atëherë ata në shumicën e rasteve ju përgjigjen (Vetëm po që se ka
– ndonjë arsye për të mos e bër këtë).

– 3. Kur të bisedoni me tjerë bëni këtë me mirësjellje.
– Pa ofendime dhe provokime!!!

– 4. Nëse keni ndonjë pyetje atëherë pyetni, por pa fyerje… shumica edhe
– do të përgjigjën, e nese pyetja juaj është private/personale, ata do
– të tregojnë këtë në mënyrë shoqërore. Pyetjet janë një rrugë e mirë
– për të filluar/hapur një bisedë; shumica edhe ju ndihmojnë të rinjëve
– me dëshirë!

– 5. Po qëse dikush hynë dhe që në fillim fillon të fyej, injorimi është
– zgjidhja më e mirë, mirëpo po që së shqetësoheni dhe tregoheni të
– mospërmbajtur publikisht ndaj të pandërgjëshmive kjo edhe ashtu do
– t’i godet ata, dhe të tillët shpejtë mërziten dhe shumë shpejtë
– largohen… Por nëse ai person të pengon së tepermi atëherë kontakto
– ndonjërin prej operatorëve ose shkruaj një e-mail admistratorit të
– chatit e ai do ti ndërramarrë masat e duhura.

– 6. Bëni gjithmonë një bisedë normale. Të ndaluara janë sidomos fjalët
– ofenduese si dhe përdorimi i shenjave të jozakonshme
– (siq janë *,^,_,….) dhe zgjatja e fjalëve (psh. aaaaaaaaaaa……)
– me pika, vizatime dhe shenjat që nuk nevojiten në bisedën me të
– tjerët. Duhet të keni mirëkuptim pasi që gjenden mbi 400 persona në
– chat dhe të gjithë dëshirojnë të shkruajnë dhe të kuptojnë
– bisedën që bëhet.

– 7. Nickname ( Pseudonimi ) që zgjedhni për paraqitjen në Chat mos të
– jetë ofendues/fyes dhe mos të provokojë të tjerët. Këtu duhet të keni
– parasysh që ka edhe pjesmarrës familjar dhe në moshë të re.

– 8. Ndalohet poashtu përdorimi i BOLD (me shkronja te zeza) dhe
– CAPS (shkronja të MËDHA). Poashtu dhe shkrimi i
– nënvizuar ( Underlined )! Me këtë numër të madh vizitorësh këto
– nuk mund të tolerohen. Ju lusim për mirëkuptim. Përveq këtyre mos të
– përdoren “control commands” në kanal, si psh. [FINGER], [PING] !

– 9. Ju lutemi mos përdorni fjalë politike si psh. UÇK, Rugova, Thaqi, LDK,
– PDK. Eksperienca tregon që këto shpeshherë shkaktojnë grindje mes
– vizitorëve të cilat përfundojnë në fyerje dhe kërcënime!!!

– 10. Mos u mashtroni të besoni se jeni të mbështjellur me anonimitet të
– skajshëm, sepse çdo Chat-Server ka mundësi posedimi të IP- adresave
– tuaja dhe shumica i ruajnë vizitorët në një File. IP-adresa juaj
– tregon Providerin ku ju jeni të regjistruar, gjë që aty i keni të
– shënuara të gjitha të dhënat tuaja personale…

– 11. Përveq gjuhës shqipe janë të lejuara edhe gjuhët e huaja gjermane
– dhe anglishtja poashtu edhe Italishtja.
– Ju lusim për mirëkuptim nëse për shkak të moderimit
– nuk mund të tolerohen gjithëherë gjuhët tjera.

– 12. Poashtu ndalohet rrepsisht reklamimi i tjerë serverave apo websites
– dhe keqpërdorimi me clones, flood dhe sulmeve tjera!!!

– Per Me Shum Informata Apo Rreth Rregullave Te Chatit Vizito:
– http://www.albachat.al/rregullat.html

– Irc.AlbaChat.Al ju dëshiron argëtim të këndshëm!

© AlbaChat Info Server Team
Freskimi i Fundit 10.09.2008

——————————————————————————–

© by naBLanix 2008