AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rregullorja per operatoret

RREGULLORJA PËR OPERATORË

Rregullorja për Operatorët/Moderatorët në AlbaChat është pjesë thelbësore,
që siguron rregull në AlbaChat. Si e tillë ajo duhet të respektohet së pari
nga vet ne – Operatorët. Çdo vepër që është në kundërshtim me rregulloren
është shkas për largim nga AOP-Lista!

Kërkesat për operator të rinjë janë të shumta, çka do të thote se ka
alternativa tjera, mirëpo qëllimi ynë është ta mbajmë kanalin ashtu siç
duhet. Personave që ju besohet AOP ju lutemi mos ta shfrytëzojnë atë për
qëllime private apo vetëm për t`u numëruar si operator por të kujdesen
për #AlbaChat dhe të ju përmbahen rregullave.

Duhet ta kemi parasyesh se shumica e atyre që vijnë në chat (së paku 98%),
vijnë për argëtim, kështu që në të gjitha rastet para se ti përdorim
komandat kick dhe ban, të krahasojmë me vetveten!

Për aop vendos vetëm AChat-Team. Për çdo operator të ri do të njoftoheni të
gjithë me kohë përmes e-mailit. Operatorët e ri duhet të priten mirë dhe
t’ju mundësohet integrimi në team – pa marrë parasysh se kush është ai/ajo!
Edhe nëse ndonjë operator i ri bën gabim duhet të keni mirëkuptim dhe të
rikujtoni se askush nuk ka lindur “i mësuar”.

Per largim nga aop-lista vendos poashtu AChat-Team. Një ndër shkaqet relevante
të largimit nga lista është mosaktiviteti në kanal. Për tu thënë më qartë;
nësë dikush ka aop status, mirëpo vjen shumë rrallë në kanal, atëherë ky
është një shkak relevant për largim nga lista, sepse ka përplot persona
tjerë që rrinë me orë të tëra në kanal dhe kanë dëshirë të hyjnë në
aop-listë. Sidoqoftë, nuk do të ketë diskutime rreth largimit nga lista,
sepse paraprakisht është i informuar secili rreth rregullores së
operatorëve.

Kanali #ndihme do të shërbejë për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
Ndihma më së shumti kërkohet nga vizitorët që hyjnë me www (Java-chat) për
regjistrim apo identifikim të nick-ut.
Pra është edhe obligim i secilit që është me @ në #AlbaChat të jetë edhe në
#ndihme, dhe i gatshëm për ndihmë. Sigurisht se secili prej nesh i njeh
komandat e regjistrimit dhe identifikimit!?

Regjistrimi behet: /msg nickserv register <passw> <e-mail>
Mbrojtaja e nickut nga keqperdorimi: /msg nickserv set kill on (jep serveri automatikisht pas regjistrimit!)
Identifikimi behet: /msg nickserv identify <passw>

Për informata tjera mund të shiqoni me: /msg nickserv help
Nësë dikujt nuk mund ti ndihmoni mjaftueshëm, udhëzoni të na shkruaj në
[email protected]

Në vazhdim vijojnë pikat që duhet të respektohen:

1. Ta keni parasyesh, se prezentoni direkt apo indirekt AChat-Team,
prandaj çdo gjë që shkon kundër ©AlbaChat është shkak i revidimit të
statusit AOP për kolegun që nuk respekton këtë pikë.

2. AOP është në perputhshmëri VETËM me emrin e regjistruar në aop-list.

3. Password-i me të cilin keni regjistruar emrin/nick-un tuaj është çelësi
për AOP, si i tillë është sekret dhe nuk lejohet të keqpërdorohet nga
persona të tjerë! Sidomos në Internet-Cafe duhet të keni gjithmonë kujdes
ndaj kompjuterit dhe ruajtjes së Password-it! Kjo vlen edhe për faqet
interne të operatorëve, mirëpo edhe për e-mail-list. Pra e-mailat që
dërgohen në [email protected] mos të publikohen apo ti dërgohen dikujt
tjetër që nuk është në liste. Me një fjalë Email-Lista [email protected]
është interne dhe e dedikuar atyre që kanë AOP në AlbaChat.
Vëni re: Password-i mos t’i jepet kurrë askujt dhe në asnjë rast. Edhe nëse ju pyet
ndokush me nick-un e administratorëve, password-i nuk bën të tregohet!

4. Kurrë mos me fy me fjalë – edhe nëse ju fyen dikush – fjalet që janë të
ndaluara në #AlbaChat mos të përdoren nga operatoret, sepse
menjëherë ndeshemi në kundërshtim me rregullat tona.

5. Mos ti jepet OP dhe +h (%) askujt, ndërsa sa i përket +v është ndaluar
poashtu sipas kërkesave të shumë operatorëve!

6. Baza kryesore është Chatiqueta me të cilen mund të argumentohen edhe
veprimet e operatorëve ndaj vizitorëve. Chatiqueta duhet lexuar dhe poashtu
të shiqoni nëse ka ndonjëherë ndryshime. Në këtë bazohen edhe kick/ban komandat.

7. Kick:
a) behët menjëherë kur biseduesi pengon rrjedhen normale të chat-it:
përserit, ofendon me fjalë, keqpërdor figurat kombetare, etj.
b) nëse shkruajn me Bold ose CAPS pa ndërpre apo përserit shpesh (ti
terhiqet vërejta se janë të ndaluara) lexo edhe Chatiquette (pika 6).

8. Ban:
a) bëhet në raste ekstreme; kur biseduesi përsërit gabimet e veta
dhe then në form drastike rregullat (fyerje, reklamë, etj…)
b) nëse përsëritet Bold ose CAPS, mirëpo vetëm pas tërheqjes së vërejtjes!
c) kur ndonjë kolegë jep “ban” atëherë ai ban mund të lirohet vetëm nga operatori
i cili e ka dhënë vet. Nuk është nevoja të qesim secilin në “gjyq”
(“përse ja jepe ban” etj.) Secili duhet të vendos vetë se për çka u dha
“ban”. Kuptohet se keqpërdormi apo profilimi i interesave private nuk
lejohet. Të tjerët kanë të drejtë për hjekjen e ban-it të kolegut vetëm në
këto raste:
* Operatori ka shkuar dhe nuk është prezent
* Kolegu është away dhe ban-i është dhënë pa fajë (Script-a etj…)
* Ban-i ka kaluar përmbi një orë që gjendet në listë…

9. Mirëkuptim me AOP-Kolegët – është shumë me rëndësi që të pakten
operatorët të kenë mirëkuptim mes veti, nuk është e lejushme
kick-imi i operatorëve, pa e marrë parasysh rastin, ka edhe
mënyra tjera për zgjedhjet e problemeve!!!

10. Mailinglist – Pjesëmarrja në EmailList ([email protected]) për AOP-a
është poashtu me rëndësi, sepse aty diskutohen problemet
që kanë të bëjnë me të përditshmen dhe problemet në AlbaChat.
Për të gjithë ata që nuk e njohin apo e kanë
harruar e-mail-in: [email protected]

11. Poashtu duhet secili operatorë (si i ri dhe i vjetër) të percjell protokollet
e meeting’s që kemi mbajtur dhe ti lexojnë vendimet e këtyre mbledhjeve…
Përmbajtjet e tyre janë shtojcë dhe lidhen me këtë rregullore!!!
Të gjitha protokollet mund ti gjeni në rubrikën “NEWS”…

12. Nëse një operatorë largohet prej AlbaChat-it dhe detyrës së tij,
pa marrë para sysh se a del vetë apo largohet nga AChat Team, atëherë ai person
nuk ka të drejtë për kërkesë të AOP-it më tutje dhe nuk do të pranohet
përsëri në stafin e AlbaChat-it!!!

13. Nëse e keni lexuar pikën Nr. 1 atëherë duhet të jetë për secilin
e kjartë që fjalët banale si dhe fyerjet nuk kanë humbur asgjë
në kanalet publike si dhe #ndihmë. Pa marrë para sysh se a
njihen operatorët (apo dashurohen) mes vete dhe fjalët e
tilla në përgjithëse i përdorin si “përshëndetje” mes tyre.
Në këtë kanal qëndrojnë edhe vizitorë të cilët nuk i takojnë
stafit dhe nuk kemi nevojë të mburremi me këto sjellje.
Poashtu vizitorit i ndihmon vetëm një operatorë, ai që e pyet
i pari se çfarë ndihme kërkon ai/ajo.
Nuk është nevoja të komentohet asnjë operatorë gjatë ndihmës,
mendojmë dhe besojmë se secili është në gjendje të kryej punën
e vetë si duhet, përveq se nëse ai operatorë kërkon sygjerim nga
ndonjë tjetër operatorë apo IRC-OP.

14. Përdorimi i komandës “/kill …” ndaj opeartorëve/IRC-Operatorëve
ndalohet rrepsisht. Arsyeja është e thjeshtë, kill-i jepet me
mesazh (reason) të cilin e shohin vizitorët tjerë poashtu.

15. Secili operatorë duhet të përdorë “AlbaChat Scirpt” i cili mund të
bëhet download këtu
Të keni para sysh se ndalohet rrepsisht modifikimi/ndryshimi
i kësaj Scripte dhe Auto-kick/ban duhet të jetë sipas
programimit standard!!!
Ky Script gjendet në faqet interne dhe si i tillë është INTERN!
Pra ndalohet shpërndarja në persona tjerë, secili operatorë
ka mundësinë të merr këtë script dhe të tjerëve nuk ju nevojitet!!!
Por kemi menduar gjat dhe kete script e kemi ber ESTERN qe dmth te
gjith mund ta ken kete script, por mjafton qe ta respektoj ashtu siq
esht krijuar apo per ndonje modifikim ose ndryshim te na njoftoi neve
pastaj ne te vendosim per modifikim eventualisht ndryshim.

© AlbaChat Info Server Team
Freskimi i Fundit 10.09.2008

——————————————————————————–

© by naBLanix 2008