LULE LAKËR NË FURRË
Përbërësit
1 lule lakër
2 vezë
1 gotë të çajit vaj vegjetal
1 gotë djath kaçkavall
2 gota miell
2 Hudhra
1 qepë
gjysme kopër të grirë
1 Pluhur pjekje
kripë
Biber i zi
Hapat
1 Lule lakrën zieni me pak ujë, pas zierjes vendosni në kullojës për tia larguar ujin.
2 Qepën dhe hudhrën grinë në copa të imta.
3 Vezët, vajin vegjetal, dhe kaçkavallin dhe koperi ia bashkëngjitni glazurës.
4 Kripen, biberin e zi, pluhur pjekjen po ashtu.
5 Miellin shtoni në mënyre të kontrolluar. Tepsinë lyeni me vaj dhe glazurën vendosni në të.
6 Në temperature 180 grade celsius bene pjekjen.
Ju bëftë mirë!