1- Njerëzit nuk janë kundër teje, ata janë thjeshtë për veten e tyre.
2- Ngjit malet jo që bota të të shohë ty, por që ti të shohësh botën.
3- Mëson më shumë nga dështimi, sesa nga suksesi. Mos e lër të të ndalë. Dështimi ndërton karakterin.
4- Rreziku më i madh nga të gjithë është rreziku i të kaluarit të jetës tënde, duke mos bërë atë që do, me idenë se mund të “blesh” lirinë për ta bërë më vonë.
5- Shko atje ku të lartësojnë, jo atje ku të tolerojnë.
6- Personi me të cilin do të kalosh më shumë kohë në jetën tënde, është vetja jote, kështu që përpiqu ta bësh veten tënde sa më interesante që të jetë e mundur.
7- Nëse i pranon limitet e tua, atëherë mund të shkosh përtej tyre.
8- Njerëzit thonë shpesh se motivimi nuk zgjat. Epo, edhe një banjë e mirë nuk zgjat shumë. Prandaj rekomandohet që të bëhet përditë.
9- Çdo njeri që takoni ka frikë nga diçka, dashuron diçka, dhe ka humbur diçka.
10- Rehatia është armiku i arritjeve.