AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

ZBULOHET DROGË NË NJË HOTEL NË SARANDË, ARRESTOHET PRONARI

Zbulohet drogë në dhomën e një hoteli në Sarandë, duke bërë që të vihet në pranga pronari i tij

0 76

Erjon Beqiri, 32 vjeç, banues në Sarandë, u arrestua ditën e djeshme, pas informacioneve të marra nga policia se kishte lëndë narkotike në hotelin e tij.

Nga kontrolli i ushtruar në hotelin në pronësi të tij në lagjen nr.1 Sarandë, policia ka konstatuar në një nga dhomat e këtij hoteli një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 22.5 kilogramë kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte fshehur në tre thasë me thurje në dollapin e një dhome, e ndarë në 11 pako dhe mbështjellë me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Beqiri u arrestua në flagrancë nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, ndërkohë që ndaj tij vijojnë ende hetimet.