AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Vrasja e dyfishtë në Durrës, policia jep detaje nga hetimi: Gjetëm 19 gëzhoja!

0 61

Çurri, 80 vjeç dhe Irsid Çurri, 23 vjeç.

Efektivët e Policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje dhe në katin e dytë të banesës, në dhomën e gjumit u gjetën të vrarë me armë zjarri gjyshaj dhe nipi i saj.

Pranë 23-vjeçarit u gjet një armë zjarri automatike e tipit kallashnikov. Banesa e viktimave u gjet e mbyllur nga brenda.

 

Deklarata e plote e policise:

Sot më datë 04.04.2017, ora 12:10, u njoftuam se në lagjen Nr. 9, Durrës janë gjetur nga familjarët, të vrarë me armë zjarri brenda banesës së tyre shtetasit Hurme Çurri dhe Irsid Çurri.
Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivët e Policisë dhe u ngrit grupi hetimor, ku rezultoi se:
Në lagjen Nr. 9, Durrës, në katin e dytë të banesës, në dhomën e gjumit u gjetën të vrarë me armë zjarri shtetasit e mësipërm, konkretisht Hurme Çurri 80 vjeçe dhe Irsid Çurri 23 vjeç.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në dhomën e gjumit, në afërsi të viktimës Irsid Çurri u gjet një armë zjarri automatike kallashnikov.
Gjithashtu, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm, si dhe 10 copë fishekë të pa plasur model 56, kalibër 7.62 mm dhe 1 fishek, i cili u gjend brenda folesë së fishekut në armën e zjarrit automatike.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore proçeduriale, si kqyrja e vendit të ngjarjes , kqyrja e kufomave, marrja e deklarimeve familjareve të viktimave, bazuar edhe në mekanizmin e ndodhjes së ngjarjes, dyshohet se viktima Irsid Çurri, në kushtet e depresionit, fillimisht ka vrarë me armë zjarri gjyshen e tij, shtetasen Hurme Çurri dhe me pas është vetvrarë me armën e zjarrit automatike.
Shtetasi Irsid Çurri ka qenë më parë i dënuar për vrasje, kryer në vitin 2010.
Nga kryerja e veprimeve proçeduriale ka rezultuar se viktima, shtetasi Irsid Çurri pas kthimit të tij nga Gjermania ka shfaqur shenja të depresionit.
Gjithashtu banesa e viktimave ka qenë e mbyllur nga brenda.
Nga kqyrja e kufomave nuk janë evidentuar shenja dhune.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe kryerjes së veprimeve të tjera proçeduriale ka asistuar Prokurori i gatshëm i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Shkaktimit të Vetvrasjes” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake “, parashikuar në nenet 79/C, 99 dhe 278 te Kodit Penal.

... (several lines of code) ...