AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Thaçi: Vendin po e presin vendime të mëdha

0 59

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se partitë politike në Kosovë kanë një bashkëpunim sepse sipas tij vendin po e presin vendime të mëdha siç është çështja e Demarkacionit, transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri dhe Asociacionit

Këto komente, numri një i Kosovës i bëri në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminister për Demokraci në Kosovë”.

Gjatë fjalimit të mbajtur në këtë aktivitet ai u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma.

Kreu i shtetit edhe një ditë më parë me rastin e hapjes së Javës së Gruas ka folur për ushtrinë e Kosovës.

Ai ka thënë se i mbetet besnik deklarimit të tij se bashkësia ndërkombëtare mund ta bindë për pesë minuta Listën Serbe për të votuar ushtrinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

... (several lines of code) ...