Thaçi me akuza për deputetët
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur kthim prapa mos votimin sot të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Kuvendin e Kosovës. Ai për këtë ka fajësuar mungesën e deputetëve në seancën e Kuvendit
Lidhur me këtë Thaçi ka shkruar në Facebook:
Mosmiratimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Kuvendin e Kosovës është kthim prapa në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit.
Nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës dështon miratimin e ligjeve të rëndësishme në mungesë të kuorumit.
Përkundër respektimit të punës dhe pavarësisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dështimet e kësaj natyre janë të pajustifikueshme.