AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rama: Zgjedhjet në Kavajë do të bëhen me apo pa PD-në

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e kësaj jave foli për zgjedhjet në Kavajë. Ai ripërsëriti edhe njëherë se zgjedhjet do të bëhen me apo pa PD-në duke kërkuar që Partia Demokratike ta harrojë shtyrjen e zgjedhjeve.

0 78

Më tej kryeministri Rama theksoi se projektet e rilindjes do të vijojnë këtë qytet. Kryeministri pohoi se pas 25 vitesh rrëmujë, më në fund po bëhet shtet. Sipas tij, kemi më shumë vende pune sot se dje dhe do të ketë akoma më shumë nesër.

“Me apo pa PD, populli do zgjedhë i lirë në ditën e tij për 4 vitet e ardhshme. Ne do e respektojmë të drejtën e popullit shqiptar për të na gjykuar. Si për Shqipërinë, kemi bërë shumë për Kavajën, por mbetet shumë për të bërë. I bëj thirrje PD-së ta rishikojë vendimin e saj për zgjedhjet në Kavajë”, tha kryeministri Rama në komunikimin e tij javor këtë të diel.

Duke ritheksuar mos shtyrjen e zgjedhjeve, apo krijimin e qeverisë teknike, kryeministri Rama i bëri edhe një herë thirrje Partisë Demokratike për dialog e për t’u ulur në tryezën e bisedimeve për të bërë edhe ndryshime në Kodin Zgjedhor nëse është e nevojshme.

“Jemi gati të dialogojmë me çdokënd, por askush nuk do të përsërisë avazet e vjetra. Vetëm populli do ta vendosë me votë. Një rrugë që anashkalon popullin nuk ekziston”, u shpreh Rama.

... (several lines of code) ...