AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

PËRMES GJURMËVE TË PARAVE ARRESTOHEN OPERATORËT E FAQES PIRATE

Në Suedi është në rrjedhë gjykimi ndaj dy personave të akuzuar për udhëheqjen e një portali të popullarizuar streaming

0 49

Të dy personat e moshës 26 dhe 22 vjeç janë akuzuar se po udhëheqin portalin më të popullarizuar në vend, i cili gjeneron 1,5 milion dollarë nga reklamat dhe donacionet.

Swefilmer u bë faqja më e popullarizuar suedeze, që emiton filma dhe seria, pas vetëm pesë vjetësh të formimit. Në një moment madje ishte thënë se faqet Swefilmer dhe Dreamfilm përbëjnë 25 për qind të shikimit në Suedi.

Por, në vitin 2015, Ola Johanson zbuloi se po kërkohej nga policia, pasi dyshohej se po udhëheqtë këtë portal. Në vitin 2016, një shtetas turk ishte arrestuar në Gjermani në bazë të akuzës së ngritur. Ky çift ishte akuzuar se në mënyrë ilegale kishte distribuuar 1400 filma në pronësi të studiove Warner, Disney dhe Fox. Interesante është mënyra se si këta piratë ishin arrestuar, transmeton KosovaPress.

Sipas radios suedeze, e cila ishte në gjykatore, policia ishte në gjendje të përcjellë punën e dy IP-ve, të cilat i shfrytëzon Swefilmer. Në kuadër të angazhimeve për të përcjellë llogarinë bankare të cilin e përdor faqja për mbajtjen e mjeteve, hetuesi kishte kërkuar ndihmën nga autoritetet turke. Pas marrjes së emrit, gjykatësi ka mundur ta lidhë atë me të hyrat nga reklamat, të cilat i gjeneron faqja. Swefilmer po ashtu kishte llogarinë PayPal që përdorej për pranimin e donacioneve dhe pagesave për anëtarësinë VIP.

... (several lines of code) ...