AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Meta beson që opozita t’i bashkohet frymës konsensuale

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur besimin të enjten se opozita do t’i bashkohet frymës konsensuale dhe bashkëpunimit jo vetëm për çështjen e zgjedhjes së presidentit, por edhe për të marrë pjesë në zgjedhje.

0 80

Në një prononcim për mediat në përfundim të seancës së parlamentit ku u ezaurua edhe seanca e dytë e votimit për zgjedhjen e presidentit, Meta deklaroi se Konferenca e Kryetarëve vendosi që raundi tjetër të zhvillohet të enjten e ardhshme në orën 15.00.

“Shpresoj të jetë kohë e mjaftueshme edhe për të mundësuar një dialog të mundshëm me opozitën edhe për presidentin por edhe për të tejkaluar çështjen e gjithë klimës politike aktuale”, tha Meta.

Ndërsa nëse i shikon zgjedhjet e parakohshme si një variant për kapërcimin e krizës politike, kreu i Kuvendit tha se nuk është mënyrë konstruktive dhe e dobishme pasi qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në zgjedhje dhe në çështjen e presidentit të ri