AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Si të dalloni një çantë false

0 85

Tregu i imitimeve po rritet nga viti në vit dhe rrjedhimisht bëhet gjithnjë e më i sofistikuar. Tashmë imitimet janë pothuajse identike me prodhimet origjinale. Por, ka disa mënyra për të dalluar nëse një çantë është origjinale apo jo.

Çdo markë ka disa veçori të caktuara, të cilat kontrollohen për të kuptuar nëse ajo është origjinale apo jo. Por imitimet ndonjëherë janë aq të kuruara në detaje sa është tepër e vështirë të bëhet diferenca.

Megjithatë, edhe nëse çanta ka markën e duhur të zinxhirit, kodin e duhur etj., cilësia është ajo që nuk të tradhton kurrë. Një imitues nuk do të ishte i tillë nëse do të arrinte të prodhonte të njëjtën cilësi si Hermès apo jo?

Këto janë disa nga pyetjet që duhet t’i bëni vetes kur jeni në dyshim:

1. Materiali është lëkurë e vërtetë apo material plastik që duket si lëkurë? A mban ai erë lëkurë?

2. Nëse pjesët metalike duhet të jenë të lara në flori, a janë ato realisht të tilla?

3. Nëse origjinali është i qepur me dorë, mos ndoshta qepja që po shihni është qepje uniforme e bërë me makinë? Qepja me dorë,  nuk është e të njëjtës madhësi kudo dhe nuk është në vijë tërësisht të drejtë, por ajo do të zgjasë për vite të tëra.

4. A është zinxhiri i lëmuar apo ngec herë pas here kur e hapni ose e mbyllni?

/Telegrafi/AlbaChat/

... (several lines of code) ...