AlbaChat
Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip...

Rreth 1000 veta do të punësohen në drejtësi dhe shëndetësi (Video)

0 121

Qeveria e Republikës së Kosovës, për vitin 2018 ka planifikuar rritjen e pagave për shërbyesit publik në raport me rritjen e ekonomike, po ashtu ka planifikuar punësimin e një numri të personave në sektorin publik.

Zëvendësministri i ministrisë së Financave, Fatmir Gashi në një intervistë për telegrafin ka thënë se gjatë vitit 2018 janë planifikuar të punësohen rreth 1000 veta.

Sipas tij, punësimet më të mëdha do të jenë në sektorin e drejtësisë dhe atë të shëndetësisë.

“Në sistemin e drejtësisë ku hyn Policia e Kosovës, AKI-ja, Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor ku do të punësohen 690 veta. Rëndësi i kemi dhënë edhe sistemi të shëndetësisë ku do të punësohen 300 veta. Prej tyre 200 do të jenë specialistë dhe 100 infermierë”, ka bërë ët ditur zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi.

Ai tha se kanë planifikuar edhe rritjen e shpenzimeve për ngritjen e cilësisë në arsim. /Telegrafi/

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi flet për buxhetin 20…

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi flet për buxhetin 2018 e punësimet në drejtësi dhe shëndetësi

Publié par Telegrafi.com sur mardi 12 décembre 2017