Ekonomi – AlbaChat https://albachat.al Këtu Bisedohet dhe Lexohet Shqip... Tue, 12 Dec 2017 18:14:28 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.5.1 Rreth 1000 veta do të punësohen në drejtësi dhe shëndetësi (Video) https://albachat.al/ekonomi/rreth-1000-veta-do-te-punesohen-ne-drejtesi-dhe-shendetesi-video.html https://albachat.al/ekonomi/rreth-1000-veta-do-te-punesohen-ne-drejtesi-dhe-shendetesi-video.html#respond Tue, 12 Dec 2017 18:14:28 +0000 https://albachat.al/?p=2169 Qeveria e Republikës së Kosovës, për vitin 2018 ka planifikuar rritjen e pagave për shërbyesit publik në raport me rritjen e ekonomike, po ashtu ka planifikuar punësimin e një numri të personave në sektorin publik. Zëvendësministri i ministrisë së Financave, Fatmir Gashi në një intervistë për telegrafin ka thënë se gjatë vitit 2018 janë planifikuar […]]]>

Qeveria e Republikës së Kosovës, për vitin 2018 ka planifikuar rritjen e pagave për shërbyesit publik në raport me rritjen e ekonomike, po ashtu ka planifikuar punësimin e një numri të personave në sektorin publik.

Zëvendësministri i ministrisë së Financave, Fatmir Gashi në një intervistë për telegrafin ka thënë se gjatë vitit 2018 janë planifikuar të punësohen rreth 1000 veta.

Sipas tij, punësimet më të mëdha do të jenë në sektorin e drejtësisë dhe atë të shëndetësisë.

“Në sistemin e drejtësisë ku hyn Policia e Kosovës, AKI-ja, Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor ku do të punësohen 690 veta. Rëndësi i kemi dhënë edhe sistemi të shëndetësisë ku do të punësohen 300 veta. Prej tyre 200 do të jenë specialistë dhe 100 infermierë”, ka bërë ët ditur zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi.

Ai tha se kanë planifikuar edhe rritjen e shpenzimeve për ngritjen e cilësisë në arsim. /Telegrafi/

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi flet për buxhetin 20…

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi flet për buxhetin 2018 e punësimet në drejtësi dhe shëndetësi

Publié par Telegrafi.com sur mardi 12 décembre 2017

]]>
https://albachat.al/ekonomi/rreth-1000-veta-do-te-punesohen-ne-drejtesi-dhe-shendetesi-video.html/feed 0
Z Mobile- Agron Mustafës e Telekomit: Sa më parë përmbusheni obligimin sipas vendimit të ICC-së https://albachat.al/ekonomi/z-mobile-agron-mustafes-e-telekomit-sa-me-pare-permbusheni-obligimin-sipas-vendimit-te-icc-se.html https://albachat.al/ekonomi/z-mobile-agron-mustafes-e-telekomit-sa-me-pare-permbusheni-obligimin-sipas-vendimit-te-icc-se.html#respond Fri, 07 Apr 2017 18:40:46 +0000 http://albachat.al/?p=1974 Z Moblie përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është ai i cili mbanë përgjegjësin për mos respektimin e kontratës me Z Moblie. “Z Mobile për hir të informimit të drejtë dhe qartësimit të opinionit publik detyrohet të bëjë të ditur se drejtori aktual i […]]]>

Z Moblie përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është ai i cili mbanë përgjegjësin për mos respektimin e kontratës me Z Moblie.

“Z Mobile për hir të informimit të drejtë dhe qartësimit të opinionit publik detyrohet të bëjë të ditur se drejtori aktual i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, do të mund të arrinte marrëveshje për respektimin e kontratës dhe të evitonte dërgimin e kontestit në arbitrazh ndërkombëtar në qoftë se do të kishte vullnet ta bënte këtë.

Ai në disa paraqitje të tija publike, po bën përpjekje që ta shfajësojë vetveten nga përgjegjësia e dëmit të shkaktuar ndaj Z Mobile, si dhe nga përgjegjësia se përse kjo çështje është detyruar që të zgjidhet nga Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), i cili në dhjetor ka konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuese nga ana e Telekomit të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Z Moblie.

Z Mobile më tej ka paraqitur disa fakte që sipas tyre qartësojnë përgjegjësinë e Agron Mustafës.

“Agron Mustafa ka marrë detyrën e drejtorit të Telekomit të Kosovës me datën 19 shkurt 2015.
Përfaqësuesit e Z Mobile menjëherë kanë qenë në një takim zyrtar me z. Mustafa, të cilit i janë demonstruar shkeljet e detyrimeve të kontratës nga pararendësit e tij. Ai ka kërkuar që t’i jepet dy muaj kohë dhe se pas kësaj periudhe ai do të kujdeset që kontrata të respektohet në tërësi.

Ne gjatë kësaj kohe kemi pritur që z. Mustafa të ndërmarrë veprimet e nevojshme për respektim të kontratës, si dhe për respektim të zotimit të tij dhënë ndaj nesh, mirëpo pa sukses. Duke parë se situata s’po zgjidhet dhe se në mungesë të shërbimeve Z Mobile po afaronte me humbje të mëdha për secilën ditë që kalonte, ne jemi detyruar pa vullnet që ta bëjmë kërkesën për arbitrim, përkatësisht me 13 prill 2015.

Gati një vit më vonë, saktësisht me datë 29.01.2016 është dorëzuar padia në ICC. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore ne kemi pritur që z. Mustafa të ndërmerrte hapa që do të mundësonin fillimin e respektimit të kontratës së Telekomit të Kosovës dhe Z Mobile, mirëpo ai për arsye ende të pa njohura për ne nuk ka treguar as më të voglin vullnet për ta kthyer ligjshmërinë.

Nëse do të ndërmerrte hapa konkretë z. Mustafa, edhe humbjet e të dyja palëve do të ishin minimale. Të gjitha këto ka mundur t’i rregullonte z. Mustafa, në cilësinë e drejtorit të Telekomit të Kosovës. Pretendimet gjoja për falsifikim të kontratës, të bëra prej tij kohëve të fundit, mund të kuptohen vetëm në kuadër të fushatës për fshehjen e shkeljeve kontraktuale, meqë i gjithë ky proces, siç dihet, është hetuar një herë nga Gjykata e EULEX-it dhe është hedhur poshtë.

Z Mobile nuk i frikësohet asnjëherë asnjë hetimi, për shkak se siç është dëshmuar edhe nga EULEX-i, edhe nga ICC-ja dhe së fundi edhe nga Gjykata e Lartë Angleze , puna jonë është bërë gjithmonë sipas ligjit dhe procedurave në fuqi”, thuhet në vazhdim të kumtesës.

Z Mobile i ka bërë thirrje Agron Mustafës dhe Telekomit të Kosovës që sa më parë të përmbushë obligimin sipas vendimit të ICC-së, të fillojë respektimin e kushteve të kontratës me Z Mobile.

“Mustafa e ka pranuar aktgjykimin e plotfuqishëm të ICC-së dhe e ka parë se aty parashihen edhe penaltitë për secilën ditë që kalon pa u përmbushur obligimet e kontratës me Z Mobile, kështu që nesër nuk mund të arsyetohet sërish se edhe këtë nuk e ka ditur.

Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, është përzgjedhur bashkërisht nga palët kontrakuale për të ndërmjetësuar kontestin, për shkak se gëzon reputacionin si një ndër institucionet më të besueshme të arbitrazhit për zgjidhjen e kontesteve komerciale në nivel ndërkombëtar”, thuhet në kumtesë.

Z Mobile ka bërë të ditur se dëshirojnë të ritheksojnë se gjatë gjithë kohës kanë shpresuar se mosrespektimin e kontratës do ta zgjidhin me mirëkuptim të drejtpërdrejt nga Telekomi i Kosovës dhe se asnjëherë nuk kanë dëshiruar që për këtë të detyrohen të kërkojnë drejtësi pranë arbitrazhit ndërkombëtar.

“Ne shpresojmë qe vendimi i ICC-së, do ta rikthejë shumë shpejtë normalitetin në marrëdhëniet ndërmjet dy kompanive dhe të krijojë hapësirë për partneritet të mirëfilltë e profesional”, thuhet në fund të kumtesës së Z Mobile.

]]>
https://albachat.al/ekonomi/z-mobile-agron-mustafes-e-telekomit-sa-me-pare-permbusheni-obligimin-sipas-vendimit-te-icc-se.html/feed 0
Fillon Java Ndërkombëtare e Parasë https://albachat.al/ekonomi/fillon-java-nderkombetare-e-parase.html https://albachat.al/ekonomi/fillon-java-nderkombetare-e-parase.html#respond Mon, 27 Mar 2017 09:40:03 +0000 http://www.albachat.al/web/?p=1871 Banka Qendrore e Kosovës, Muzeu i Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës, me rastin e fillimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë organizojnë  sot hapjen e kësaj jave. Kjo ngjarje shënohet në të gjithë botën dhe ka për protagonist kryesor fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë. Në kuadër të Edukimit Financiar dhe fushës së kursimeve , […]]]>

Banka Qendrore e Kosovës, Muzeu i Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës, me rastin e fillimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë organizojnë  sot hapjen e kësaj jave.

Kjo ngjarje shënohet në të gjithë botën dhe ka për protagonist kryesor fëmijët, nxënësit dhe të rinjtë.

Në kuadër të Edukimit Financiar dhe fushës së kursimeve , më qëllim të ndërgjegjësimit të fëmijëve, nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi, çdo vit në gjithë botën organizohet fushata e njohur me shënimin e aktiviteteve emrin si “Java ndërkombëtare e Parasë

]]>
https://albachat.al/ekonomi/fillon-java-nderkombetare-e-parase.html/feed 0
RRITET NUMRI I PËRDORUESVE TË TELEFONISË MOBILE NË KOSOVË https://albachat.al/teknologji/rritet-numri-perdoruesve-te-telefonise-mobile-ne-kosove.html https://albachat.al/teknologji/rritet-numri-perdoruesve-te-telefonise-mobile-ne-kosove.html#respond Thu, 23 Mar 2017 12:17:23 +0000 http://www.albachat.al/web/?p=1729 Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e katërtë të vitit 2016 (TM4 – 2016). “Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të katërt (TM4-2016) ka arritur në 2,009,848 përkatësisht […]]]>

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e katërtë të vitit 2016 (TM4 – 2016).

“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të katërt (TM4-2016) ka arritur në 2,009,848 përkatësisht për 13.0 % më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM4-2015). Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM3-2016, numri i përdoruesve ka ngritje 7.2 % (ose 134,300 përdorues më shumë)”, thuhet në raportin e ARKEP-it, raporton RTKlive.

Sipas këtij raporti ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka shënuar ngritje të konsiderueshme në krahasim me tremujorin paraprak dhe me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2015). Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në TM4 2016 ka arritur në nivelin 110.7%të numrit të popullsisë.

“Numri i linjave aktive të telefonisë fikse edhe në këtë tremujor ka vazhduar trendin rënës. Në këtë periudhë, TM4 2016, është shënuar një ulje e numrit të përdoruesve për 3.58 % krahasuar me tremujorin paraprak përkatësisht një ulje më e ndjeshme prej 12.82 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ngjashëm me numrin e linjave aktive edhe norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të tregoj trend negativ”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

Autor: RTKlive

]]>
https://albachat.al/teknologji/rritet-numri-perdoruesve-te-telefonise-mobile-ne-kosove.html/feed 0
“Air Serbia” shkel marrëveshjen e Brukselit https://albachat.al/ekonomi/air-serbia-shkel-marreveshjen-e-brukselit.html Tue, 21 Mar 2017 10:03:42 +0000 http://www.albachat.al/web/?p=1692 Ndonëse Kosova dhe Serbia janë marrë vesh në Bruksel për lëvizje të lirë dhe të papenguar, të atyre që bartin dokumentet e Kosovës, nëpër Serbi dhe nga aeroportet e Beogradit dhe Nishit, kompania “Air Serbia” edhe më tej nuk i pranon këto dokumente. Prishtina zyrtare ka thënë se lidhur me këtë problem do t’i drejtohet […]]]>

Ndonëse Kosova dhe Serbia janë marrë vesh në Bruksel për lëvizje të lirë dhe të papenguar, të atyre që bartin dokumentet e Kosovës, nëpër Serbi dhe nga aeroportet e Beogradit dhe Nishit, kompania “Air Serbia” edhe më tej nuk i pranon këto dokumente.

Prishtina zyrtare ka thënë se lidhur me këtë problem do t’i drejtohet Brukselit.

Me një situatë të tillë është përballur Zylfija, një qytetare e Prishtinës. Duke u bazuar në faktin se marrëveshja e Brukselit mundëson lëvizjen e lirë dhe të papenguar, gjë të cilën ia kishte konfirmuar edhe policia kufitare e Serbisë, Zylfija ka provuar që përmes internetit ta blejë një biletë aeroplani në kompaninë “Air Serbia” për të udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në Tiranë, përmes Beogradit.

Por, kur sistemi ka bërë kërkimin që të zgjidhet shteti që ia ka lëshuar pasaportën udhëtarit, Kosova nuk ishte në listë.

Zylfija ka kontaktuar me kompaninë “Air Serbia” në Beograd, duke e sqaruar problemin dhe ka pyetur nëse ekziston çfarëdo mundësie që të blihet një biletë për udhëtarin që posedon vetëm pasaportën e Kosovës.

“Pasi që më thanë disa herë që të prisja, u lajmërua një zonjë e cila më pyeti se çfarë është ajo pasaportë e Kosovës? I thash që është pasaportë që e lëshon Kosova. Më pas, ajo më tha se duhet të shfrytëzoj dokumente të vlefshme, sikurse për shembull ata serbë apo shqiptarë. Më pas ma mbylli telefonin. Isha e befasuar jo këndshëm me përgjigjen që mora por edhe me tonin me të cilin bisedonte me mua. Unë nuk kërkova që të ma dhuronin biletën, sepse unë e paguaj atë. Veçanërisht isha e befasuar me këtë, pas bisedës dashamirëse me policinë kufitare”, ka thënë Zylfija për Radion Evropa e Lirë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me kompaninë “Air Serbia” dhe e ka pyetur se cilat janë gjasat që të blihet një biletë aeroplani në qoftë se udhëtari ka dokumente të Kosovës. Shërbyesi i kësaj kompanie ka thënë se “Air Serbia” nuk e konsideron të vlefshëm pasaportën e Kosovës.

“Vërtetë nuk e di se si do ta blini biletën. Nuk ekziston ndonjë opsion që të blihet ajo biletë”, ka thënë shërbyesi i kompanisë “Air Serbia”.

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo çështje do të shtrohet në Bruksel, në momentin që dialogu ndërmjet Kosovë dhe Serbisë do të vazhdojë.

“Në ndërkohë , tashmë kam kërkuar nga koordinatori i Marrëveshjes për lëvizje të lirë që ta informojë Brukselin lidhur me këtë çështje”, ka thënë ministrja Tahiri.

Ajo ka shtuar se me Marrëveshjen për lëvizje të lirë, qytetarëve të Kosovës u është mundësuar që me dokumente shtetërore të shfrytëzojnë pikat transitore në Serbi, në rastet kur udhëtojnë, përfshirë këtu edhe aeroportin e Beogradit.

“Fakti që ‘Air Serbia’ ka refuzuar që të ta pranojë këtë fakt, flet për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Serbisë, sepse Serbia, si palë në këto bisedime, është dashur të njoftojë ‘Air Serbia’-n ose e gjithë kjo mund të jetë që vet kompania refuzon ta bëj një gjë të tillë. Megjithatë, mendoj se kjo është përgjegjësi e palës serbe, e cila me këtë rast ka shkelur marrëveshjen”, theksoi Tahiri.

“Air Serbia” ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje zyrtare në pyetjen se a është kjo kompani e njoftuar lidhur me marrëveshjen.

Në bazë të marrëveshjes në Bruksel, në shtator të vitit 2014, pala serbe ka vendosur që t’ua mundësojë lëvizjen bartësve të dokumenteve të Kosovës edhe nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd, ashtu sikurse nga aeroporti në Nish.

Përveç kësaj, shtetasit e Kosovës me dokumente shtetërore, gjatë udhëtimit mund t’i shfrytëzojnë gjashtë pika transitore ndërmjet Serbisë dhe vendeve të treta, sikurse Hungaria, Kroacia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Në rast të udhëtimit me aeroplan, shtetasit e Kosovës, që nga 22 shtatori i vitit 2014, mund ta shfrytëzojnë aeroportin e Beogradit, ndërkaq nga 15 nëntori i vitit 2014 edhe aeroportin e Nishit.

“Air Serbia” është trashëgimtare e “JAT Airweys”, pas kontratës së nënshkruar për partneritet strategjik, në vitin 2013, me “Etihad Airweys”, kompani kjo nga Emiratet e Bashkuara Arabe. “Etihad” është pronare e 49 për qind të kompanisë, ndërkaq, pjesa e mbetur është në pronësi të Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për momentin është suspenduar me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga Franca, i cili është ndaluar në bazë të një fletarrestimi serb. /Rel/AlbaChat/

]]>
Fondi për Investim dhe Punësim, as në letër https://albachat.al/uncategorized/fondi-per-investim-dhe-punesim-as-ne-leter.html https://albachat.al/uncategorized/fondi-per-investim-dhe-punesim-as-ne-leter.html#respond Thu, 28 May 2015 23:19:43 +0000 http://www.albachat.al/?p=1093 Fondi për Investim dhe Punësim i proklamuar aq shumë nga Qeveria e Kosovës, nuk është themeluar ende dhe rrjedhimisht aktualisht nuk është në funksion të ekonomisë së vendit. Sokol Havolli, shef i kabinetit dhe këshilltar për ekonomi në Zyrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aktualisht janë […]]]>

Fondi për Investim dhe Punësim i proklamuar aq shumë nga Qeveria e Kosovës, nuk është themeluar ende dhe rrjedhimisht aktualisht nuk është në funksion të ekonomisë së vendit.

Sokol Havolli, shef i kabinetit dhe këshilltar për ekonomi në Zyrën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se aktualisht janë në fazën e hartimit të koncept – dokumenteve që do të përbëjnë Fondin për Investim dhe Punësim.

“Ideja në këtë fazë është që ta krijojmë në disa shtylla dhe në disa koncept – dokumente të ndryshme që të prekim sa më shumë fusha të ekonomisë. Shumë shpejtë në bashkëpunim me USAID pritet të funksionalizohet fondi për garantimin e kredive që është njëra nga shtyllat e Fondit për Punësim dhe Investim”, ka theksuar Havolli.

Të gjitha këto koncept – dokumente të Fondit për Punësim dhe Investim, sipas Havollit do të përfundojnë në vjeshtë të këtij viti, por ndonjëra prej këtyre shtyllave që është në fazë më të avancuar, shton Havolli, mund të hyjnë në funksion të ekonomisë edhe më herët.

“Do të shkojë në faza të ndryshme dhe deri në vjeshtë do të kemi koncept – dokumentin, dhe pasi të përpilohet ky dokument do t’i dërgohet qeverisë. Atëherë i takon nivelit politik që ta pranojë këtë propozim nga grupi punues, nëse i duket propozim i arsyeshëm që do të siguronte efektin maksimal në ekonomi, por në anën tjetër duke mos dëmtuar sferat tjera të ekonomisë, atëherë qeveria e aprovon dhe kalon në nivelin politik ku dhe fillon përgatitja e projektligjeve të ndryshme në rastet kur duhet të shkohet edhe me ligje”, ka sqaruar Havolli.

Investimet nga Fondi për Punësim dhe Investim është theksuar se do të përqendrohen posaçërisht në aktivitetet ekonomike, që do të synojnë të rrisin punësimin, prodhimin dhe eksportin.

Ky fond, përveç tjerash, është paralajmëruar se do t’iu ofrojë bizneseve fillestare qasje në financa, kredi më të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe korporatat që synojnë t’i zgjerojnë bizneset e tyre.

Nëpërmjet këtij Fondi, po ashtu thuhet se do të krijohen parakushtet për përkrahjen e sektorit privat, si dhe organizatat përgjegjëse për zhvillim ekonomik.

Sidoqoftë, për ish ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, Qeveria e Kosovës është vonuar në themelimin e Fondit për Investim dhe Punësim.

“Mendoj që jo vetëm themelimi i këtij fondi, por qeveria shumë ngadalë është duke vepruar në çdo segment e në veçanti nëçështjet që kanë të bëjnë më zhvillimin ekonomik. Është proklamuar shumë ai Fond, por nuk është e qartë se cilat janë burimet e atij Fondi, kush do ta menaxhojë si do të implementohen ato mjete në investime apo në vende të reja të punës”, ka thënë Haki Shatri për Radion Evropa e Lirë.

Fondi për Investim dhe Punësim, sipas Shatrit, ka dhënë shpresa të mëdha tek qytetarët e Kosovës se do të ketë rimëkëmbje ekonomike dhe se gjendja e tyre ekonomike dhe sociale do të përmirësohet.

Megjithatë, nëse këto premtime nuk do të përmbushen, qytetarët do ta humbin besimin nga qeveria.

“Secili subjekt politik në veçanti ato subjekte që qeverisin vendin detyrohen në njëfarë mënyre të japin deklarata premtuese se do të bëhet mirë, por këto kur përsëriten shpesh humb besimi. Kriza e besimit është një fazë e rrezikshme. Kur humb besimi i qeverisë se nuk e realizon atë që e ka thënë është e rrezikshme për vendin”, shton Shatri.

Ky Fond është theksuar se do të administrohet me transparencë dhe profesionalizëm, duke aplikuar nivelet më të larta të ekspertizës dhe eksperiencës ndërkombëtare dhe duke huazuar praktikat më të mira të ngjashme.

]]>
https://albachat.al/uncategorized/fondi-per-investim-dhe-punesim-as-ne-leter.html/feed 0
Kosova arrin marrëveshje për bashkëpunim ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe (Foto) https://albachat.al/uncategorized/kosova-arrin-marreveshje-per-bashkepunim-ekonomik-me-emiratet-e-bashkuara-arabe-foto.html https://albachat.al/uncategorized/kosova-arrin-marreveshje-per-bashkepunim-ekonomik-me-emiratet-e-bashkuara-arabe-foto.html#comments Sun, 26 Apr 2015 17:27:45 +0000 http://www.albachat.al/?p=999 Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka arritur marrëveshje për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i hapur rrugë investimeve konkrete të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua sot në Dubai në prani të Jahjagës, në nivel të ministrave, nga Ministri për Financa i Republikës […]]]>

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka arritur marrëveshje për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i hapur rrugë investimeve konkrete të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua sot në Dubai në prani të Jahjagës, në nivel të ministrave, nga Ministri për Financa i Republikës së Kosovës, zotëri Avdullah Hoti dhe Ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan bin Saeed Al Mansouri, theksohet në një kumtesë të Presidencës.

Arritja e kësaj marrëveshjeje vjen pas një sërë vizitash bilaterale në Kosovë dhe Emirate të Bashkuara Arabe dhe takimeve që Jahjaga ka pasur me Princin e Kurorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime.

Sipas kësaj marrëveshjeje, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të përfshijë, por nuk do të kufizohet, në fushën e tregtisë, industrisë, bujqësisë, transporteve, telekomunikacionit, turizmit dhe investimeve, duke përfshirë financimin e fushave të mësipërme. /Telegrafi/

dubai1

dubai2

dubai3

dubai4

dubai5

dubai6

dubai8

dubai9

]]>
https://albachat.al/uncategorized/kosova-arrin-marreveshje-per-bashkepunim-ekonomik-me-emiratet-e-bashkuara-arabe-foto.html/feed 1
Reagon Komuna e Mitrovicës, ja e vërteta e tenderit për “Furnizimi dhe montimi i kontejnerëve nëntokësor” https://albachat.al/uncategorized/reagon-komuna-e-mitrovices-ja-e-verteta-e-tenderit-per-furnizimi-dhe-montimi-i-kontejnereve-nentokesor.html https://albachat.al/uncategorized/reagon-komuna-e-mitrovices-ja-e-verteta-e-tenderit-per-furnizimi-dhe-montimi-i-kontejnereve-nentokesor.html#respond Thu, 12 Mar 2015 20:54:56 +0000 http://www.albachat.al/?p=956 Ka reaguar Komuna e Mitrovicës në lidhje me shkrimet e medieve kosovare se nuk e respekton vendimin e OSHP-së dhe me këtë e dëmton buxhetin mbi 34 mijë euro. Sipas Komunës kjo nuk është e vërtetë dhe se gjitha të dhënat e kërkuara do i merr deri të premten në mëngjes Elfije Boletini. Ja reagimi […]]]>

Ka reaguar Komuna e Mitrovicës në lidhje me shkrimet e medieve kosovare se nuk e respekton vendimin e OSHP-së dhe me këtë e dëmton buxhetin mbi 34 mijë euro.

Sipas Komunës kjo nuk është e vërtetë dhe se gjitha të dhënat e kërkuara do i merr deri të premten në mëngjes Elfije Boletini.

Ja reagimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:

Sot në portalin tuaj të çmuar, është botuar shkrimi me titullin “Komuna e Mitrovicës nuk respekton vendimin e OSHP-së, dëmton buxhetin mbi 34 mijë euro”, prandaj për hir të realitetit dhe informimit të drejtë të qytetarëve, po ua dërgojmë edhe reagimin e Drejtorisë së Prokurimit të Komunës, me komplet dosjen e tenderit për të cilin bëhet fjalë në shkrimin tuaj.

Mirëpo, e nderuara redaksi, më lejoni që më parë të them dy-tri fjalë për komunikimin e gazetares tuaj Elfije Boletini, me shefin e zyrës për informim të komunës.

Është e vërtetë se ajo para dy-tri ditësh ka kërkua përmes e-mail adresës dokumentacion lidhur tenderin që është temë trajtimi në shkrimin tuaj. Madje ajo ka komunikuar edhe përmes telefonit me shefin e zyrës për informim.

Për hir të së vërtetës, më duhet të them se ditën e parë nuk e kam parë kërkesën e zonjushës Boletini. Pastaj të hënën kam qenë i sëmurë dhe nuk kam mundur të angazhohem fare rreth kthimit të përgjigjeve.

Mirëpo, zonjusha në fjalë ka kontaktuar sot me nënkryetarin Safet Kamberi dhe ai i ka premtuar se të gjitha të dhënat e kërkuara do i merr deri të premten në mëngjes.

Fakti se zonja Boletini nuk ka pritur edhe pak orë për ta kompletuar shkrimin, tregon se ajo ka pas tjera qëllime, e jo të thoit të vërtetën.

Në të vërtetë zonjusha Boletini, si pjesëtare e strukturave të PDK-së në Mitrovicë (herën e fundit ishte kandidate për këshilltare të Kuvendit të Komunës nga PDK-ja), është duke ndjekur agjendën politike të kësaj partie, prej nga i merr dokumentet e ndryshme dhe pastaj bënë shkrime.

Ne nuk kemi asgjë kundër edhe nëse ajo merr dokumente të ndryshme që kanë të bëjnë me komunën, nga bashkëpartiakët e saj. Mirëpo, konsiderojmë se nuk është profesionale, etike, morale e as korrekte, një gazetar të ndjek agjenda politike të partive të ndryshme.

Kjo nuk është mirë as për portalin tuaj, i cili deri tash ka treguar profesionalizëm, pa anshmëri dhe ngjyrime partiake në shkrime. Të shpresojmë se kështu do vazhdoni të mbeteni.

Ne kërkojmë nga ju që të botoni reagimin tonë dhe ju premtojmë se do të jemi bashkëpunues edhe në të ardhmen.

]]>
https://albachat.al/uncategorized/reagon-komuna-e-mitrovices-ja-e-verteta-e-tenderit-per-furnizimi-dhe-montimi-i-kontejnereve-nentokesor.html/feed 0
Në Kosovë 17 mijë biznese, vetëm 1.786 kompani merren me prodhim https://albachat.al/uncategorized/ne-kosove-17-mije-biznese-vetem-1-786-kompani-merren-me-prodhim.html https://albachat.al/uncategorized/ne-kosove-17-mije-biznese-vetem-1-786-kompani-merren-me-prodhim.html#respond Thu, 12 Mar 2015 20:51:15 +0000 http://www.albachat.al/?p=953 Sektori privat ka mundur të zhvillohet më shumë po që se udhëheqësit shtetëror do t’u qëndronin besnik premtimeve të tyre për të ndihmuar këtë sektor, raporton ktv. Në një debat, shumë përfaqësues biznesesh kanë thënë se shumë projekte investuese kanë mbetur pa u përfunduar për shkak të ligjeve të pafavorshme për investime. Këto vërejtje janë […]]]>

Sektori privat ka mundur të zhvillohet më shumë po që se udhëheqësit shtetëror do t’u qëndronin besnik premtimeve të tyre për të ndihmuar këtë sektor, raporton ktv.

Në një debat, shumë përfaqësues biznesesh kanë thënë se shumë projekte investuese kanë mbetur pa u përfunduar për shkak të ligjeve të pafavorshme për investime.

Këto vërejtje janë pranuar nga zyrtarë të Ministrisë së Financave, të cilët kanë thënë se shumë shpejt do t’i nxjerrin vendimet për një numër lirimesh doganore dhe tatimore, transmeton koha.net

Sipas studimeve të bëra, del se përpos mineraleve që vazhdojnë të mbesin potenciali kryesor për eksport, kohëve të fundit ka nisur të rritet edhe eksporti i prodhimeve të drurit, tekstilit, gomës, plastikës, prodhimeve bujqësore dhe këpucëve.

Megjithatë, janë një varg sfidash që po e pengojnë rritjen e prodhimit vendor. Sipas studimit, në vendin tonë janë mbi 17 mijë biznese të regjistruara, nga të cilat vetëm 1.786 kompani merren me prodhim, të tjerat janë shërbime dhe tregti.

]]>
https://albachat.al/uncategorized/ne-kosove-17-mije-biznese-vetem-1-786-kompani-merren-me-prodhim.html/feed 0
Borxhi i Kosovës, afër 600 milionë euro https://albachat.al/uncategorized/borxhi-i-kosoves-afer-600-milione-euro.html https://albachat.al/uncategorized/borxhi-i-kosoves-afer-600-milione-euro.html#respond Mon, 23 Feb 2015 15:51:54 +0000 http://www.albachat.al/?p=888 Shuma e borxhit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në fund të vitit 2014, ka arritur vlerën prej 582.87 milionë euro, apo 10 për qind e Bruto Produktit Vendor. Nga kjo shumë, borxhe ndërkombëtare janë 326.35 milionë euro, kurse borxhe të brendshme 256.52 milionë euro. Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. […]]]>

Shuma e borxhit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, në fund të vitit 2014, ka arritur vlerën prej 582.87 milionë euro, apo 10 për qind e Bruto Produktit Vendor. Nga kjo shumë, borxhe ndërkombëtare janë 326.35 milionë euro, kurse borxhe të brendshme 256.52 milionë euro.

Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë.

Pavarësisht kësaj, ekspertët për çështje ekonomike, vlerësojnë se vlera e borxhit nuk është në nivel të lartë; madje konsiderojnë se autoritetet kompetente në Prishtinë, nuk kanë qenë të afta të marrin borxhe.

Berim Ramosaj, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se borxhi i përgjithshëm është simbolik dhe ekzekutivi sipas tij, duhet të jetë më i “guximshëm” për të marrë borxhe. “Duke marrë parasysh se Kosova ka një borxh kaq të vogël, tregon se Qeveria e Kosovës ka qenë jo e aftë, të hyjë në marrëdhënie kontraktuale. Unë e arsyetoj shkallën e borxhit deri në limitet e caktuara, sepse borxhet mundësojnë zhvillimin dhe rritjen ekonomike në përgjithësi”, thekson Ramosaj.

Në raportet e institucioneve kompetente për këtë çështje, thuhet se përkundër ngritjes së lehtë, Kosova ka nivel më të ulët të borxhit të përgjithshëm të qeverisë krahasuar me vendet e rajonit.

Kurse, në Ligjin për Borxhet Publike, thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (BPV).

Edhe profesori tjetër në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, thotë se niveli i borxhit nuk është i lartë dhe nuk rrezikon stabilitetin buxhetor.

Pavarësisht kësaj, Gashi thekson se autoritetet kompetente duhet që të analizojnë mirë para se të vendosin të marrin hua dhe njëherësh sipas tij, borxhi të shpenzohet vetëm për projekte kapitale.

“Unë mendoj se ne duhet të krijojmë politika që në borxhe publike të futemi vetëm për projekte kapitale dhe projekte që gjenerojnë të ardhura për shtetin në aspektin afatgjatë, sikur ta zëmë të marrim borxhe për ndërtimin e termocentraleve dhe hidrocentraleve të reja, autostradave e të tjera, por jo të marrim borxhe për konsum apo shpenzime administrative (shërbime dhe mallra)”, tha Gashi.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e borxhit vazhdon të jetë ndaj Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në kuadër të Bankës Botërore, kurse një pjesë e konsiderueshme është borxh ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar. /Rel/AlbaChat/

]]>
https://albachat.al/uncategorized/borxhi-i-kosoves-afer-600-milione-euro.html/feed 0